Finalet e EURO U-17 në Shqipëri, Čeferin dhe Duka vlerësojnë organizimin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, kanë folur për faqen zyrtare të UEFA-s në lidhje me Kampionatin Europian U-17 që po zhvillohet në vendin tonë


Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, së bashku me Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, kanë folur për faqen zyrtare të UEFA-s në lidhje me Kampionatin Europian U-17 që po zhvillohet në vendin tonë, ku janë luajtur ndeshjet e para në të dyja grupet.

Në fjalën e tij, Presidenti Čeferin uroi shumë suksese për tetë skuadrat pjesëmarrëse dhe përgëzoi Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin Duka për organizimin e finaleve të Euro U-17 në Shqipëri, që vjen pas suksesit të madh të finales së UEFA Conference League në Tiranë, në vitin 2022.

“Ky do të jetë turneu i parë final i UEFA-s që zhvillohet në Shqipëri dhe dua të përgëzoj Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Presidentin e saj, Armand Duka, me këtë rast të veçantë, që vjen pas finales shumë të suksesshme të UEFA Conference League në Tiranë, në vitin 2022.

Ky edicion do të jetë gjithashtu i pari i finaleve të Kampionatit Europian U-17 me formatin e ri me tetë skuadra, duke sjellë disa prej ekipeve më të mira të futbollit të moshave në botë, të cilat do të garojnë për lavdi pas dy fazave të vështira të kualifikimit.

Gjatë viteve, ky turne ka shënuar nisjen e karrierave ndërkombëtare të yjeve si Cristiano Ronaldo, Wayne Rooney, Cesc Fàbregas, Toni Kroos dhe Eden Hazard, për të përmendur vetëm disa, dhe jam i sigurt se në vitin 2025 do të shohim yje të rinj që do të shpërthejnë në skenën ndërkombëtare.

Uroj suksese të gjitha skuadrave pjesëmarrëse dhe fitoftë më i miri!”, tha Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, u shpreh se, është një nder i madh për Shqipërinë që të presë një turne kaq prestigjioz. Ai theksoi se investimet në infrastrukturë, përvoja e gjatë në organizimin e ngjarjeve të mëdha dhe mikpritja shqiptare janë garanci për një event të suksesshëm.

“Është një nder i jashtëzakonshëm për ne që të presim këtë turne prestigjioz, veçanërisht pas suksesit të jashtëzakonshëm të finales historike të UEFA Conference League, që solli për herë të parë në vendin tonë një ngjarje kaq të rëndësishme, tre vite më parë.

Investimet tona të vazhdueshme në infrastrukturë, përvoja e gjatë në organizimin e ngjarjeve të mëdha futbollistike dhe administrative, si dhe tradita shqiptare e mikpritjes, na ofrojnë një mundësi unike për të treguar përkushtimin tonë të palëkundur dhe angazhimin gjithnjë në rritje ndaj sportit.

Në vitet e fundit, Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar me sukses shumë turne ndërkombëtarë për të rinj, ka mirëpritur mbledhje të rëndësishme të UEFA-s dhe ka zbatuar nisma të qëndrueshme sociale e mjedisore, duke forcuar edhe më tej lidhjen e futbollit me komunitetin.

Jemi krenarë që shërbejmë si platformë për të shfaqur talentet më premtues të futbollit europian dhe presim me padurim të ndajmë me të gjithë pjesëmarrësit dhe të ftuarit trashëgiminë e pasur kulturore, bukuritë natyrore dhe mikpritjen e Shqipërisë.

I urojmë nga zemra suksese të gjitha skuadrave dhe shpresojmë që ky turne të jetë një festë e paharrueshme e futbollit europian!”, tha Presidenti Duka.

Peleshi takon Rinkēvičs: Vullnet për të përballuar sfidat e sigurisë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Peleshi takon Rinkēvičs: Vullnet për të përballuar sfidat e sigurisë

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim me presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs.