Rama: “Vjosart”, festivali ndërkombëtar i artit përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa

Nga 21 deri më 31 maj 2025, Përmeti, Fieri dhe Vlora do të pulsojnë në ritmin e artit me koncerte të muzikës folklorike, klasike dhe moderne.


Trashëgimi, art e kulturë përgjatë rrjedhës së lumit të egër Vjosa.

Këtë pritet të ofrojë edicioni i parë i festivalit ndërkombëtar të artit “Vjosart”, që do të zhvillohet në datat 21-31 maj 2025 përgjatë rrjedhës së lumit Vjosa.

Përmeti, Fieri dhe Vlora do të mirëpresin 200 artistë të muzikës dhe artit pamor nga 7 vende të ndryshme, të cilët do të performojnë në lokacione të ndryshme në datat 21-31 maj 2025.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një video informuese nga ky festival, për organizimin e të cilit po përgatiten tri bashkitë respektive.

“Vjosa e egër me art të bukur”, u shpreh Rama, ndërsa informoi mbi këtë event kulturor.

Festivali hapet më 21 maj në zemër të Përmetit me homazh për ikonën Laver Bariu dhe përurimin e bustit të tij pranë shatërvanit të qytetit.

Nga 21 deri më 31 maj 2025, Përmeti, Fieri dhe Vlora do të pulsojnë në ritmin e artit me koncerte të muzikës folklorike, klasike dhe moderne.

Po ashtu aktivitetet artistike do të përfshijnë edhe ekspozitën “Ndërthurje” nga kolonia e piktorëve “Kontakt”; sfilatën e modës “Blooming” me stilistet Erina Bektashi dhe Anila Zajmi; aktivitete letrare dhe bashkëbisedim me poetin Lek Tasi.

Lexo më shumë nga

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…

Global 360

Rubio nderon trashëgiminë e Nënë Terezës

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marco Rubio, kujtoi figurën e Nënë Terezës gjatë një vizite në…

Diplovista

Gonxhja për “Collection”: Turizmi, motori i rritjes ekonomike të Shqipërisë

Shqipëria po shndërrohet me ritme të shpejta nga një perlë e fshehur e Mesdheut në një nga destinacionet më tërheqëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Teologu në shoqërinë shqiptare: ndërmjet formimit fetar dhe angazhimit publik

Debati mbi rolin e teologëve në shoqërinë shqiptare është bërë më i pranishëm vitet e fundit, sidomos në kushtet e…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Porto Montenegro: Do të ndërtohej në Durrës, por investitori kanadez u detyrua të largohej

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Mal të Zi për të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, u ndal…