Tirana mirëpret sot Samitin e 6 të Komunitetit Politik Evropian, mblidhen 47 liderët

Punimet e samitit do të përmbyllen me një konferencë të përbashkët për shtyp mes kryeministrit Rama dhe kryeministres daneze Mette Frederiksen


Tirana është sot qendra e politikës evropiane, ndërsa mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (KPE), i cili për herë të parë organizohet në një vend të Ballkanit Perëndimor. Samiti zhvillohet në Sheshin Skënderbej dhe mbledh së bashku liderët e 47 vendeve evropiane, si dhe drejtues të institucioneve kryesore ndërkombëtare.

Në mesin e figurave më të rëndësishme që marrin pjesë janë kryeministri britanik Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Kryeministri Edi Rama do të nisë ditën me një sërë takimesh bilaterale, duke filluar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, e më pas me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez. Në total, Rama pritet të zhvillojë 10 takime me liderë evropianë, ndër ta edhe me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Samiti do të bashkëdrejtohet nga kryeministri Rama dhe presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa. Tema kryesore e kësaj mbledhjeje është: “Evropa e re në një botë të re: Unitet, bashkëpunim, veprim i përbashkët”, duke reflektuar mbi rolin e kontinentit përballë sfidave globale.

Diskutimet do të organizohen në tri tryeza të rrumbullakëta me fokuse të ndryshme.

Punimet e samitit do të përmbyllen me një konferencë të përbashkët për shtyp mes kryeministrit Rama dhe kryeministres daneze Mette Frederiksen, vendi i cili do të jetë nikoqiri i samitit të ardhshëm të Komunitetit Politik Evropian

Burimi Euronews Albania

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Demo: Qeveria do të shqyrtojë kërkesat e qenësishme të protestuesve

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se qeveria është e hapur për të dëgjuar kërkesat e…