Presidenti i KiE-së, Costa: Nëse ritmi i angazhimit do të jetë i lartë, anëtarësimi do të ndodhë edhe më përpara

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, konferencë të përbashkët për mediet me Kryeministrin Edi Rama, pas takimit të zhvilluar në Kryeministri.


Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, në konferencën e përbashkët për mediet me Kryeministrin Edi Rama, pas takimit të zhvilluar në Kryeministri, i pyetur nëse e shkon si një objektiv realist dhe qëllim të arritshëm kohor, deklaratën e Kryeministrit Edi Rama dhe synimin që ka Shqipëria për përmbylljen e procesit të negociatave me BE, deri në vitin 2027, me qëllim anëtarësimin me të drejta të plota në familjen europiane në 2030, Costa tha se, “unë besoj se Shqipëria do të bëhet anëtar i BE-së me patjetër dhe nëse ritmi i këtij angazhimi do jetë i lartë, edhe anëtarësimi do të ndodhë edhe më përpara afatit”, tha ai.

“Unë nuk është se po kërkoj ndonjë gjë, ndonjë datë në vetvete magjike, por ne do të shikojmë dita-ditës se çfarë po bën Shqipëria, pra arritjet e Shqipërisë dita-ditës dhe sapo të kemi përfunduar procesin, në ato moment Shqipëria do bëhet shtet anëtar i BE. Madje pse jo, edhe më para se viti 2030, që do të thotë se nëse Shqipëria do të vijojë me këto rezultate, me të njëjtin ritëm, atëherë është tërësisht e mundur që Shqipëria të bëhet shtet anëtar i BE përpara vitit 2030″, theksoi ai.

Costa vuri në dukje se, e gjitha kjo varet nga Shqipëria.

“Nëse do të vazhdoni me të njëjtin ritëm. Unë jam i sigurt që me këtë mesazh të fortë që kam për qytetarët shqiptarë dhe për Ju, Edi, dhe ekipin tuaj, që në muajt në vijim dhe në dy vitet në vijim, jam i sigurt që ju do bëni një punë të shkëlqyer. Vitin tjetër kur të vij për vizitë jam i sigurt që nuk do t’i përgjigjem të njëjtës pyetje, por do të dëgjoj se Shqipëria do të bëhet shtet anëtar i BE -së së shpejti”, deklaroi Costa.

Lexo më shumë nga

Porto Palermo Festival nis me mesazhin për mbrojtjen e detit dhe mjedisit

Edicioni i gjashtë i Porto Palermo Festival u çel me aktivitetin ndërgjegjësues “Preserving our Sea 4”, duke vendosur në qendër…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Porto Palermo Festival nis me mesazhin për mbrojtjen e detit dhe mjedisit

Edicioni i gjashtë i Porto Palermo Festival u çel me aktivitetin ndërgjegjësues “Preserving our Sea 4”, duke vendosur në qendër…