Rijetësimi i “Selman Stërmasit”, Kokona: Qendër shumëfunksionale, zhvillim ekonomik dhe social

Sot në Tiranë u zhvillua faza finale e Garës Ndërkombëtare për Projektide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”


Sot në Tiranë u zhvillua faza finale e Garës Ndërkombëtare për Projektide Arkitekturore për Rilindjen e Stadiumit “Selman Stërmasi”, ku 5 skuadrat finaliste prezantuan përpara jurisë konceptet arkitektonike për stadiumin.

Duke marrë fjalën në këtë takim drejtorja e Korporatës Shqiptare të Investimeve, Elira Kokona tha se, “duke çuar përpara projektin e rijetësimit të stadiumit “Selman Stërmasi”, synojmë të përmbushim standardet bashkëkohore si në stadiumet ndërkombëtare”.

Por gjithashtu, vijoi ajo, synojmë të prezantojmë dhe një projekt ambicioz për një qendër multifunksionale ku sporti, kultura dhe aktivitetet sociale ndërthuren në harmoni të plotë.

Kokona theksoi se, “rijetësimi i stadiumit nuk do të jetë vetëm një ambient modern për sportin, por edhe hapësira të hapura për publikun, të integruara me dinamikë të gjallë urbane që nxisin zhvillimin ekonomik e social”.

Kokona vuri në dukje se, stadiumi i ri do të ndjekë qasjen, për krijimin e një hapësire ku aktivitetet sportive, shoqërore dhe kulturore do të bashkëjetojnë, duke i dhënë qytetit një nyje të re urbane, ku jeta zhvillohet gjatë gjithë ditës e në çdo kohë, duke qenë në shërbim të komunitetit, qytetarëve e sigurisht dhe turistëve dhe vizitorëve aq të shumtë në kryeqytet.

“Kjo do të rrisë punësimin dhe do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës për qytetarët e Tiranës. Edhe jo vetëm”, u shpreh Kokona, teksa njoftoi se, së shpejti edhe Vlora, Durrësi dhe Korça do të kenë stadiumet e reja dhe pallatet e sportit të konceptuara nga ekselenca e studiove të arkitekturës.

“AIC në javët në vijim, në bashkëpunim me bashkitë e këtyre qyteteve, FSHF dhe KOKSHI, hap garat për përzgjedhjen e partnerëve zhvillues të këtyre projekteve për të mundësuar shtrirjen e hartës së projekteve tona edhe në Vlorë, Durrës dhe Korçë”, deklaroi Kokona.

Gjithashtu, vijoi ajo, falë bashkëpunimit me Bashkinë Tiranë, KOKSHI dhe AKPT, në vijim të marrjes së autorizimeve përkatëse, jemi gati për të vijuar me hapjen e garës së konkursin të arkitekturës dhe zhvilluesit të pallatit të sportit ‘Asllan Rusi’, si një mundësi zhvillimi të zonës urbane dhe të ekselencës së sporteve olimpike.

Kokona njoftoi se, “Qendra sportive “Dyrrah” për programin sportiv të tenisit sipas modelit të kampionit botëror dhe atij të basketbollit në kuadrin e qendrave të NBA hap së shpejti garën e përzgjedhjes së partnerit zhvillues, duke mundësuar që këto programe edukimi sportiv t’i bashkohen Akademisë së futbollit të “Manchester City” në Durrës.

“Puna për ndërtimin e saj ka filluar me ritëm”, tha ajo, teksa njoftoi se, këto janë vetëm disa nga projektet në sektorin e zhvillimit të pasurive të paluajtshme të dedikuara për rivitalizimin e jetës sportive, krahas projekteve si Parku i Besimit dhe Biblioteka e re Kombëtare që do të ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin e kulturës dhe trashëgimisë sonë.

Kokona theksoi se, përmes këtyre projekteve maksimizohet potenciali i pasurive shtetërore të pashfrytëzuar, duke i kthyer ato në qendra ekonomike të gjalla që kontribuojnë në krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin lokal e rajonal duke pozicionuar vendin si një qendër kyçe tregtare dhe investimesh, falë edhe investimeve në përmirësimin në infrastrukturën rrugore, portuale dhe hekurudhore.

“Misioni ynë është të ofrojmë mundësi investimi të sigurta dhe me kthim të lartë, duke shfrytëzuar asetet publike dhe krijuar partneritete të forta me sektorin privat”, deklaroi ajo.

Kokona ftoi investitorët të eksplorojnë këto projekte, të cilat ofrojnë jo vetëm kthime financiare, por edhe ndikim afatgjatë ekonomik dhe social.

Burimi ATSH

Hoxha: Në kontakt të vazhdueshëm me shqiptarët në Lindjen e Mesme, 17 të evakuuar

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një seancë dëgjimore në Komisionin për Evropën dhe Punët…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Hoxha: Në kontakt të vazhdueshëm me shqiptarët në Lindjen e Mesme, 17 të evakuuar

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi sot një seancë dëgjimore në Komisionin për Evropën dhe Punët…