12 qytete monitorim me kamera, qeveria plan për amnisti periodike për gratë e të miturit


Partia Socialiste shpalosi sot programin “Shqipëria 2030”. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, u ndal edhe te rendi dhe siguria. Rama tha se numri i viktimave si pasojë e vrasjes me dashje, është ulur dy herë e gjysmë që kur morën detyrën.

“Kishim 3.8, thuajse 4 të vrarë për 100 mijë banorë, kemi 1, diçka për 100 mijë banorë”, tha Rama.

Rama shtoi se “brenda vitit 2026, 12 qytetet – qendër qarku – do të jenë të futura në programin e monitorimit me kamera inteligjente që do ta ngrenë rrjetin e integruar të sigurisë në një nivel krejt tjetër, si asnjëherë më parë, duke shpeshtuar parandalimin, duke shpejtuar kohën e reagimit ndaj keqbërësve dhe identifikimin e tyre”.

Kryeministri Edi Rama theksoi se ka një plan që të kemi amnisti periodike për gratë dhe të miturit. Një tjetër nismë e rëndësishme që Rama përmendi është edhe ngritja e Institutit për të Miturit në Konflikt me Ligjin.

“Fola për drejtësinë, por nga ana tjetër kemi drejtësinë për të gjithë, jo thjeshtë drejtësinë si luftë kundër korrupsionit në nivelet e lartë dhe këtu kemi në plan që të kemi një amnisti periodike për gratë dhe për të miturit. Dhe po ashtu, jemi shumë të përkushtuar ndaj një projekti inovativ që bëhet si modeli i parë në rajon, ndërtimi i institutit të të miturve në konflikt me ligjin, jo më vetëm burg për të miturit, por një model inovativ që bazohet në edukim, bazohet në riintegrim dhe vendos Shqipërinë në një pozicion pararojë në Bashkimin Europian, ku Franca dhe ndonjë vend tjetër janë duke eksperimentuar me shumë sukses këtë model”, tha Rama.

Rama shtoi se “po ashtu, synojmë të digjitalizojmë përfundimisht edhe sistemin e drejtësisë”.

“Shpresojmë në bashkëpunimin e pushtetit të pavarur gjyqësor në mënyrë që të kemi të një transformim në efikasitet të sistemit të drejtësisë kur vjen puna tek qytetarët”, tha Rama.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ibrahimaj: Politikë fiskale më sociale, do monitorojmë uljen e çmimeve për konsumatorët

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj u shpreh sot se paketa e re fiskale parashikon një sërë lehtësirash për…