Fabrika e parfumeve “Made in Albania”, Rama: Histori suksesi, tregon fuqinë e investimeve të huaja në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ishte sot në fabrikën “Next Generation Perfumes” në Durrës, ku parfumet “Made in Albania” janë dëshmia se si cilësia shqiptare po depërton në tregjet europiane.


Kryeministri Edi Rama ishte sot në fabrikën “Next Generation Perfumes” në Durrës, ku parfumet “Made in Albania” janë dëshmia se si cilësia shqiptare po depërton në tregjet europiane, duke sjellë një histori suksesi që tregon fuqinë e investimeve të huaja në Shqipëri.

Në takim me sipërmarrësit holandezë dhe punonjësit e kësaj fabrike, Rama vlerësoi se “mbështetja për sipërmarrjet që investojnë dhe krijojnë zhvillim është rruga drejt një ekonomie më të fortë”.

“Më vjen jashtëzakonisht mirë që pashë nga afër këtë realitet që është një realitet model, i cili u vlerësua edhe nga sipërmarrësi holandez, i cili foli me superlativa për punonjëset dhe paralelisht edhe specialistët, inxhinierët kimistë, pra për gjithë krahun e ekspertizës. Tha shprehimisht se nuk e kishte imagjinuar se në Shqipëri do të gjente burime njerëzore të kësaj cilësie”, tha Rama.

Kryeministri vlerësoi faktin se ky nuk është thjesht një realitet i bukur në dukje, ku prodhohen produkte të cilësisë së lartë, por është një realitet ku ata që i prodhojnë paguhen denjësisht me një pagë minimale 700 euro dhe pagë mesatare 900 euro.

“Ndaj edhe kompania nuk ka problem në gjetjen e punonjësve, por përkundrazi, ka radhë për të hyrë në punë këtu”, tha Rama.

Po ashtu, Rama solli në vëmendje se në këtë kompani respektohen ditët e pushimit për punonjësit, një sistem që sipas tij do të imponohet edhe në kompanitë e tjera.

“Nga ana tjetër më vjen shumë mirë që ambasadori më përmendi që kjo kompani është këtu në zhvillim e sipër dhe që është e kënaqur. Ne do ta mbështesim fort në çdo hap kompaninë, sepse ka një plan për t’u zhvilluar, për të marrë më shumë punonjës dhe njëkohësisht për të zgjeruar më shumë hapësirat e punës”, shtoi Rama.

Ndërkohë kompania “Next Generation Perfumes” njofton dhe ambicien për të zgjeruar aktivitetin, duke rritur investimet në Shqipëri dhe duke shtuar linjat e prodhimit, çka do përkthehet me shtim të ardhurash, shtim të vendeve të punës.

Lexo më shumë nga

Sundance Festival, Rama: Rreth 15 mijë pjesëmarrës e kthyen bregdetin e Vlorës në një nga destinacionet e verës

Për katër ditë me radhë, nga 9 deri më 12 korrik, në Zvërnec të Vlorës u zhvillua Sundance Festival, një…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sundance Festival, Rama: Rreth 15 mijë pjesëmarrës e kthyen bregdetin e Vlorës në një nga destinacionet e verës

Për katër ditë me radhë, nga 9 deri më 12 korrik, në Zvërnec të Vlorës u zhvillua Sundance Festival, një…