Gonxhja: Platforma OBP i kurseu buxhetit të shtetit 20,4 milionë euro

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se ngritja e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP) i kurseu buxhetit të shtetit 20,4 milionë euro.


Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se ngritja e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP) i kurseu buxhetit të shtetit 20,4 milionë euro.

“Prokurimet publike ishin një nga sfidat më të rëndësishme. Kishte fragmentarizimit të procedurave, mungesë të standardeve të unifikuara, shpesh diferenca shumë të mëdha çmimesh për të njëjtat mallra”, tha ai në një konferencë për mediet, në 1-vjetorin e funksionimit të OBP-së.

Me ngritjen e kësaj platforme, theksoi ai, bëmë një kthesë në prokurimin e përqendruar.

“OBP ka një mision, të revolucionalizojë dhe shërojë një nga plagët më të mëdha prej mbi 30 vitesh, që ka qenë sektori i prokurimeve njolla e zezë e të gjitha qeverive. Ju do të jeni ilaçi më i mirë. Po vjen drejt një shërimi të plotë por është një luftë e përditshme”, tha ai.

Gonxhja theksoi se sot ka më shumë institucione përfituese, mesatarisht në vit nga 114 institucione në 141, sikurse 46% më shumë procedura prokurimi të zhvilluara, krahasuar me 2023.

Sipas ministrit, janë 76% më shumë fonde të prokuruara.

“OBP ka krijuar me burimet e veta, platformën inovative AlbZone, platformën e njoftimit automatik për operatorët ekonomikë sa herë publikohet një tender, transparencë në faqen zyrtare duke listuar çdo tender të publikuar”, shtoi ai.

Ministri vuri në dukje se krahas rritjes së procedurave ka edhe rritje të numrit të operatorëve pjesëmarrës në procedura.

“Kemi rritje të numrit mesatar të operatorëve konkurrues nga 2.7 në 4.7 për çdo procedurë“, tha ministri.

Ai vuri në dukje se është reduktuar koha e përpunimit të kërkesave për prokurim, nga 9 muaj në vitin 2023, në vetëm 3 muaj në vitin 2024, ndërsa synohet të shkohet në 1 muaj gjatë këtij viti.

“OBP solli prokurime të qëndrueshme në aspektin social. Përgatitja e katalogje me specifikime teknike dhe çmime të unifikuara solli lehtësi për autoritetet, nga 4902 ditë në disa minuta”, deklaroi ministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.