Gonxhja: 100 biznese dhe punëofrues nga Shqipëria në panairin e Punës në Athinë

Panairi i parë i Punës, “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, do të zhvillohet më 2 mars në “Technopolis City”, Athinë


Mbi 100 subjekte shqiptare lider të investimeve në shumë fusha, do të ofrojnë mundësi punësimi për shqiptarët që jetojnë në Greqi, në panairin e parë të Punës, “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën”, që zhvillohet më 2 mars në Athinë, Technopolis City (Gazi) Greqi.

Panairi i Punës dhe Aftësive çelet sot në Tiranë, dhe menjëherë më pas, për herë të parë, Panairi shqiptar i Punës udhëton në Athinë, ku në datë 2 mars, në Qendrën Technopolis City (zona Gazi), pranë stacionit të metrosë Keramikos.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ndërsa ftoi bashkëatdhetarët në Greqi për t’u njohur me perspektivën e kthimit të plotë a të pjesshëm me punë në atdhe, përmes një dere të re komunikimi me diasporën tonë për të lidhur profesionistët dhe të rinjtë atje me mundësi konkrete punësimi në tregun shqiptar të punës.

Kjo jo pa qëllim tani, vijoi Gonxhja, sepse Shqipëria përgatitet të çelë sezonin turistik dhe ekonomia jonë po njeh boom turizmi, boom projektesh ndërtimore strategjike, boom vizitorësh e shërbimesh që kërkojnë menaxherë, mjeshtra, administratorë, teknikë e specialistë, IT, zhvillues e programues, krijues e inxhinierë, drejtues e zbatues, zanatçinj e artistë, punëtorë e ekspertë.

“Mbi 100 subjekte shqiptare lider të investimeve në shumë fusha, agjenci punësimi, së bashku me ente, dhoma biznesi, inovatorë, sipërmarrës, promotorë, korporata, agjenci e institucione shqiptare, mirëpresin me lajme të mira e kontrata pune në 2 mars”, u shpreh Gonxhja.

Për herë të parë qeveria shqiptare i dedikon diasporës edhe një website për informacion në kohë reale mbi ofertat e punësimit në sektorët privatë e publik, migrant.puna.gov.al ose punoneshqiperi.gov.al, ku ofrohet edhe informacion i vlefshëm për riintegrimin dhe programet mbështetëse mbi familjen, strehimin, formimin profesional, start-up apo fillimin e një biznesi si dhe aspektet sociale.

“Përmes kësaj nisme, duam të rikthejmë talentet por edhe mbarë familjet shqiptare që të investohen në atdhe, me dijet e eksperiencën e tyre të vyer, për një jetë e të ardhme shumë më të mirë për ta por edhe për vendin tonë, ndërsa punojmë për integrimin evropian dhe Shqipërinë 2030”, përfundoi Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ”Corriere della sera”: Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë

Histeria digjitale prodhon një imazh të rremë për Shqipërinë, deklaroi kryeministri Rama për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Zhvillimi i Thethit me projekte cilësore, legalizuam objektet ekzistuese

Kryeministri Edi Rama siguroi sot banorët e Thethit se kjo zonë do të zhvillohet me projekte cilësore, ndërkohë që janë…