Zelensky bisedë telefonike me Ramën: Evropa të jetë pjesë e negociatave për paqen

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin Edi Rama.


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryeministrin Edi Rama.

“Kisha një bashkëbisedim pozitiv me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe falënderoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë, shkroi sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në X.

”Ne diskutuam shumë tema të spikatura – projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera”, shtoi ai.

”Biseduam edhe për iniciativat diplomatike evropiane. Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka për Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës”, theksoi Zelensky.

”Një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme. Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, përfundon statusi i Zelenskyt në X.

Burimi ATSH

Rama ndan pamje nga Gjirokastra

Pamjet tregojnë një atmosferë të gjallë në rrugicat karakteristike të qytetit, ndërsa vizitorët tërhiqen nga arkitektura unike dhe mikpritja tradicionale.

Global 360

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Në përpjekjen e 58-të për konstituimin e Kuvendit, propozimi i Vetëvendosjes u miratua me 73 vota pro, 30 kundër dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

ÇFARË REPUBLIKE ËSHTË SHQIPËRIA SOT

Ahmet Zogu ishte i pari që kuptoi se Shqipëria mund të funksiononte si një Republike Tregtare.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama ndan pamje nga Gjirokastra

Pamjet tregojnë një atmosferë të gjallë në rrugicat karakteristike të qytetit, ndërsa vizitorët tërhiqen nga arkitektura unike dhe mikpritja tradicionale.