Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Universiteti i Mjekësisë në Grac (Graz), Austri, kanë rinovuar marrëveshjen e bashkëpunimit në kuadër të programit Erasmus+

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për Integrimin, Majlinda Dhuka deklaroi sot se i gjithë faktori politik shqiptar mbështet fort procesin e integrimit në Bashkimin Europian.


Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për Integrimin, Majlinda Dhuka deklaroi sot se i gjithë faktori politik shqiptar mbështet fort procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane, ku nisi sot shqyrtimi i projektpozicionit negociues për grupimin e dytë të kapitujve “Tregu i brendshëm”, për negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Dhuka u shpreh se sinergjia mes palëve politike është edhe arsyeja se pse Shqipëria është në kushtet e një progresi të shpejtë në këto muaj dhe vite.

“I gjithë faktori politik shqiptar e mbështet fort integrimin europian dhe kjo është edhe arsyeja se pse Shqipëria është në kushtet e një progresi të shpejtë në këto muajt dhe vitet e fundit. Kjo është e dukshme, ka sinergji të plotë midis institucioneve dhe faktorit politik në Kuvend dhe më gjerë“, u shpreh Dhuka.

Komisioni miratoi me shumicë votash vendimin për zhvillimin me dyer të mbyllura të diskutimeve për pozicionin negociues të Shqipërisë për grupin e dytë të kapitujve “Tregu i brendshëm”, vendim ky që nxiti debat mes palëve, pasi kryetarja e Komisionit, deputetja e PD-së Jorida Tabaku, theksoi rëndësinë e një debati të gjerë dhe publik të procesit të negocimit.

Tabaku shprehu mbështetjen e plotë të opozitës në këtë proces, teksa theksoi se opozita e djeshme e ka penguar procesin.

“PD e mbështet këtë proces. Kam pikëpyetje të madhe. Kam parë e lexuar se afati përfundimtar i pjesës më të madhe të detyrimeve shkon në 2027-ën, prandaj doja të kishim një diskutim dhe një debat. Do të ketë diskutime me Komisionin Europian sa i përket fazave të ndërmjetme, por ne duhet patjetër të heqim diskutimin e procesit të integrimit nga sirtarët burokratikë të qeverisë dhe ta bëjmë një diskutim kombëtar. Dhe më vjen keq të them se nuk po ndodh kjo gjë, me gjithë dashamirësinë e opozitës, sepse ne kemi pasur një opozitë që e pengonte këtë proces, ndërkohë që asnjëherë, në asnjë moment kjo opozitë, me gjithë shqetësimet që ka, me gjithë mungesën e plotësimit të shumë prej detyrimeve, kryesisht politike, nuk e ka penguar këtë proces. Ka një sjellje dhe një qasje krejt ndryshe”, deklaroi Tabaku.

Kryenegociatorja Dhuka informoi se informacioni sa i përket çështjeve të nevojshme për t’u përafruar në Republikën e Shqipërisë është i hapur, përmes Planit Kombëtar të Integrimit Europian, sikurse janë çështje të ndryshme të parashikuara për përafrim, sepse janë plane veprimi, ligje, të cilat janë të diskutueshme, të diskutuara dhe të publikuara. “Ne flasim këtu vetëm për qëndrimin negociues, një aspekt i procesit të negociatave dhe kjo lidhet me pozicionet që mban Republika e Shqipërisë”, tha Dhuka.

Sipas saj, parashikimi që mbledhjet e komisionit të zhvillohen me dyer të mbyllura ose konfidenciale është në ligj.

“Ligji parashikon që mbledhjet e komisionit duhet të zhvillohen me dyer të mbyllura”, deklaroi ajo.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Shqipëri-Kroaci, ambasadorja Hoxha takon kryebashkiakun Erlic

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Donika Hoxha, zhvilloi një vizitë në qytetin e Zadarit, ku u prit nga…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Shqipëri-Kroaci, ambasadorja Hoxha takon kryebashkiakun Erlic

Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Donika Hoxha, zhvilloi një vizitë në qytetin e Zadarit, ku u prit nga…