Muzeu “Gjon Mili”, aty ku mund të admirohen fotografitë e mjeshtrit korçar

Mjeshtri shqiptar i dha dritë botës së artit dhe fotografisë, me vizionin e tij unik dhe përdorimin novator të dritës


Muzeu “Gjon Mili”, në qytetin e Korçës, paraqet më së miri rrugëtimin unik të këtij artisti korçar me famë botërore. Në këtë muze gjenden 240 fotografi të ekspozuara në dhomat e ish-shtëpisë rumune, një nga godinat simbol të qytetit, në zonën këmbësore të Korçës.

Falë dhomave interaktive, vizitorët do të mund të marrin si suvenir nga muzeu edhe një foto të shkrepur me të njëjtën teknikë me të cilën Mili realizoi fotot e tij ikonike. Veprat e Gjon Milit mund të vizitohen vetëm në tre vende, Museum of Modern Art New York, Picasso’s Museum Barcelona dhe Muzeu “Gjon Mili” Korçë.

Mjeshtri shqiptar i dha dritë botës së artit dhe fotografisë, me vizionin e tij unik dhe përdorimin novator të dritës. Eksperimentet e tij me dritën dhe lëvizjen mbeten frymëzim për artistët edhe sot e kësaj dite.

Gjon Mili lindi më 28 nëntor 1904 në Korçë. Në moshën 5-vjeçare familja e tij emigroi në Rumani, atje Mili kreu shkollën e mesme dhe në moshën 19-vjeçare u nis drejt Amerikës. U diplomua në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetit inxhinier ndriçimi. Gjatë kësaj kohe u mor me artin fotografik.

Emri i tij është jo pak i njohur në Amerikë dhe Francë. Rëndësi në jetën e tij pati njohja e miqësia me Faik Konicën, i cili e nxiti të drejtonte krijimtarinë në fushën e artit. Për 15 vjet ka punuar fotoreporter për revistën e njohur amerikane “Life”, në 1946 hapi në Paris ekspozitën vetjake, ndërsa në 1942 ai fotografoi predhën e një topi avioni kalibër 37 milimetra me një kohë ekspozimi për një të miliontën pjesë të sekondës. Kjo foto u quajt nga shtypi si shpikja e kohës.

Pikaso duke vizatuar në dritë dhe një ndeshje basketbolli janë dy nga fotografitë e tij të famshme, e para është renditur ndër 500 fotografitë më të mira të botës për 150 vjet, për albumin “Photo book”, Londër 2002. Gjon Mili njihet si fotografi që përdori për herë të parë flashin elektronik dhe fotografimin e lëvizjes. Ai vdiq më 14 shkurt 1984 në SHBA.

Burimi ATSH

Mirëmëngjes ☀️

Muzeu “Gjon Mili” paraqet më së miri rrugëtimin unik të këtij artisti korçar me famë botërore, përmes 240 fotografive të ekspozuara në dhomat e ish-shtëpisë rumune, një nga godinat simbol të qytetit, në Zonën Këmbësore të Korçës.

Veprat e Gjon Milit mund të vizitohen vetëm në tre vende, Museum of Modern Art New York, Picasso's Museum Barcelonë dhe Muzeu “Gjon Mili” Korçë

Falë dhomave interaktive, vizitorët do të mund të marrin si suvenir nga muzeu edhe një foto të shkrepur me të njëjtën teknikë me të cilën Mili realizoi fotot e tij ikonike. 📸🎞️

#KorçaTheHeartland ❤️

Posted by Sotiraq Filo on Monday, February 10, 2025

Ambasadorja e BE-së viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi kthehen në mundësi për gratë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një vizitë në Elbasan, ku u njoh me nisma…

Global 360

Zgjedhjet në Serbi, Kamberi: Dy mandate për shqiptarët, në garë për të tretin

Shaip Kamberi ka bërë të ditur se Koalicioni Shqiptar ka fituar në zgjedhje e 27.230 vota sipas rezultateve preliminare pas…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Ambasadorja e BE-së viziton Elbasanin: Pasuritë e konfiskuara nga krimi kthehen në mundësi për gratë

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, zhvilloi një vizitë në Elbasan, ku u njoh me nisma…