Tarran: Forcojmë përpjekjet e Shqipërisë për rikuperimin e aseteve të paligjshme

Departamenti i Kërcënimeve Ndërkombëtare i OSBE-së dhe Zyra e Bashkërenduesit të Veprimtarive Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së, së bashku me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, organizuan seminarin rreth rikuperimit dhe konfiskimit të zgjeruar të aseteve.


Departamenti i Kërcënimeve Ndërkombëtare i OSBE-së dhe Zyra e Bashkërenduesit të Veprimtarive Ekonomike dhe Mjedisore të OSBE-së, së bashku me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, organizuan në Tiranë, në datat 28 dhe 29 janar, seminarin rreth rikuperimit dhe konfiskimit të zgjeruar të aseteve.

Seminari mblodhi institucionet kryesore të përfshira në rikuperimin e aseteve si, Prokurorinë e Përgjithshme, Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, prokurorë dhe gjyqtarë nga rrethet, Byronë Kombëtare të Hetimit, Policinë e Shtetit dhe Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime mbi praktikat e mira ndërkombëtare dhe shqyrtuan raste studimore.

“Forcimi i përdorimit të mekanizmave të konfiskimit të zgjeruar siguron që krimi të mos mbetet i pandëshkuar dhe që rikuperimi i aseteve të paligjshme të jetë efektiv, ndërsa konfiskimi i zgjeruar është mekanizëm i fuqishëm në ndërprerjen e veprimtarive kriminale pasi u lejon autoriteteve të konfiskojnë pasuri përtej atyre që janë të ardhura të drejtpërdrejta nga krimi,” thuhet në njoftimin e OSBE-së.

Në fjalën e tij, ambasadori Michel Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, theksoi rolin kritik të rikuperimit të aseteve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Përmes këtij seminari, synojmë të nxisim kuptim më të thellë të proceseve të konfiskimit të zgjeruar dhe rikuperimit të aseteve, të forcojmë bashkëpunimin institucional dhe t’u ofrojmë pjesëmarrësve mjete praktike për të shtuar përpjekjet e tyre në luftimin e krimit të organizuar ndërkombëtar,” tha ai.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, theksoi se mbështetja për përpjekjet për rikuperimin e aseteve në Shqipëri është një hap më tej në zbatimin e Memorandumit të Mirëkuptimit dhe të Bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe OSBE-së.

Seminari u zhvillua si pjesë e projektit me fonde jashtëbuxhetore të OSBE-së: “Forcimi i përpjekjeve për rikuperimin e aseteve në rajonin e OSBE-së”, i cili financohet nga Austria, Gjermania, Italia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Ushtria amerikane trajnon Forcat Ajrore Shqiptare për fikjen ajrore të zjarreve

Në fokus të stërvitjeve, të zhvilluara në Bazën Ajrore të Farkës, është përmirësimi i reagimit ndaj zjarreve, përfshirë edhe përdorimin…