Mbledhje e përbashkët me Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian brenda marsit në Tiranë

Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani mori pjesë në takimet në Bruksel me Oliver Röpke, president i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Giulio Venneri, zyrtar i Bashkimit Evropian.


Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani mori pjesë në takimet në Bruksel me Oliver Röpke, president i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian, Giulio Venneri, zyrtar i Bashkimit Evropian, si dhe me ekipin e komisionit të Bashkimit Evropian, në prani të Ferit Hoxhës, ambasador në Misionin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian, së bashku me ekipin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Drejtorinë e Integrimit në Këshillin e Ministrave dhe përfaqësues të Ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, për të diskutuar mbi procesin e ngritjes së Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian.

Gjatë takimit u diskutua mbi marrëdhëniet BE-Shqipëri dhe rolin e bizneseve, partnerëve socialë dhe shoqërisë civile në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, platformat e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e eksperiencave mbi mënyrën e funksionimit të Këshillave Kombëtare Ekonomikë dhe Socialë (KES) në vendet anëtare të BE-së dhe Shqipëri.

Në këto takime u dakordësua që brenda muajit mars 2025 të zhvillohet për herë të parë në Tiranë mbledhja e Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social Evropian, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë të Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë.

“Themelimi i Komitetit të Përbashkët Konsultativ Ekonomik dhe Social BE-Shqipëri është një gur kilometrik në procesin e integrimit, si dhe platforma më e rëndësishme e dialogut social dhe partneritetit ndërmjet bizneseve, punëmarrësve, institucioneve publike dhe shoqërisë civile, në rrugën drejt Shqipërisë 2030 dhe anëtarësimit me të drejta të plota në BE”, theksoi ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja duke folur për takimin.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Progresraporti i BE, Kallas: Shqipëria, përparim të paprecedent

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherësh zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas deklaroi sot…

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Progresraporti i BE, Kallas: Shqipëria, përparim të paprecedent

Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, njëherësh zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Kaja Kallas deklaroi sot…