Kretë, Balla me kryebashkiakun Malandrakis: Mbështetje për shkollën në gjuhën shqipe

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë Platanias, në Kretë Ioannis Malandrakis


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh drejtues politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë Platanias, në Kretë Ioannis Malandrakis, ku diskutuan për përmirësimin e kushteve të mësimdhënies në gjuhën shqipe dhe mundësitë për bashkëpunim mes dy shteteve.

Në takim, Balla falënderoi kryetarin Malandrakis për mbështetjen e vazhdueshme ndaj komunitetit shqiptar në zonë, duke e cilësuar këtë bashki si një shembull pozitiv të integrimit dhe solidaritetit.

“Dua ta falënderoj kryetarin e Bashkisë Platanias për mbështetjen që u ka dhënë bashkatdhetarëve të mi në gjithë këto vite. Kjo bashki është një shembull i mirë. Populli grek e ka përjetuar vetë sfidën dhe vështirësitë e emigracionit. Ne mirëpresim çdo angazhim të bashkive dhe komunave në mbështetje të organizatave shqiptare që zhvillojnë mësimin në gjuhën shqipe. Ne kemi vendosur kontaktet dhe bashkia e Platanias dhe Elbasanit do të jenë pjesë e projekteve të përbashkëta sa i përket turizmit, projekteve kulturore dhe gjithçkaje tjetër në dobi të bashkatdhetarëve tanë dhe qytetarëve,” u shpreh Balla.

Nga ana tjetër, kryetari Malandrakis vlerësoi rolin aktiv të komunitetit shqiptar në zonën e Platanias, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës.

“Kemi një komunitet shqiptar dinamik në zonën tonë, i cili është shumë aktiv, si në anën e sipërmarrjes ashtu dhe në bujqësi. Është kënaqësi që fëmijët shqiptarë mësojnë gjuhën e nënës, si dhe ne duam që grekët të mësojnë gjuhën shqipe,” tha Malandrakis.

Ky bashkëpunim synon jo vetëm mbështetjen e komunitetit shqiptar në Kretë, por edhe forcimin e lidhjeve miqësore mes Shqipërisë dhe Greqisë, në dobi të qytetarëve të të dy vendeve.

(ATSH)

Begaj takon komunitetin shqiptar në Lodz

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shfrytëzoi vizitën e tij në Poloni në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Iniciativës së…

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Begaj takon komunitetin shqiptar në Lodz

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, shfrytëzoi vizitën e tij në Poloni në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Iniciativës së…