Qeveria miraton bonusin e fundvitit. Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë!

Ministri i MEKI, Blendi Gonxhja: Më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët. Ja kush përfitojnë.


Qeveria miratoi sot bonusin e fundvitit për 724 933 pensionistë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja tha se qeveria ka miratuar bonusin më të madh të dhënë ndonjëherë për pensionistët.

Pas mbledhjes së qeverisë, Gonxhja tha për mediet se, “qeveria miraton bonusin e fundvitit, më i madhi ndonjëherë për 724 933 pensionistët”.

Sipas tij, 511 173 pensionistë me pension deri në 20 mijë lekë, do të marrin këtë fundviti bonusin prej 15 mijë lekësh dhe 213 760 pensionistë që janë me pensione mbi 20 mijë lekë, përfitojnë bonusin prej 10 mijë lekësh.

Gonxhja bëri të ditur se, 65 763 pensionistë invalidë, 44 561 pensione familjare për gra dhe burra të ve, fëmijë jetimë, pavarësisht se sa pension do të marrin, do të kenë bonusin e plotë prej 15 mijë lekësh.

Gjithashtu, tha Gonxhja, në bonusin e këtij fundviti përfshihet dhe një kategori tjetër që janë 2 900 pensionet e parakohshme të ushtarakëve.

Ndërkohë nga 91 mijë pensionet e fshatit, si mesatare bonusi rrit me 12% pensionin vjetor. Për 5174 pensione invaliditeti në fshat u rritet pensioni vjetor me 14,5% dhe për 2300 pensionet familjare në fshat ky bonus e ka efektin e tij, sikur të rritej pensioni vjetor me 66.3%.

“Praktikisht efekti i fondit prej 100 milionë euro i bonusit që miratuam sot, rrit me 9% një pension prej 15 mijë lekësh për një vit, ose rrit mesatarisht me 13% një pension social ose rrit me 35% pensionin familjar”, tha Gonxhja.

Bonusi i fundvitit është më i madhi i dhënë ndonjëherë. “Pagesa do të nisë nga java e dytë e dhjetorit dhe shpërndarja do të kryhet si në vitet e kaluara, pranë sporteleve të ISSH-së”, informoi Gonxhja.

Lexo më shumë nga

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Global 360

I nxehti ekstrem përfshin SHBA-në, mbi 60 milionë njerëz në alarm

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, temperaturat në shumë zona pritet të kalojnë 38 gradë Celsius, ndërsa lagështia e lartë do…

Diplovista

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama për ZDF: Shqipëria nuk mund t’i thotë ”jo” një projekti prej katër miliardë eurosh

Projekti në Zvërnec është një investim prej katër miliardë eurosh, të cilit Shqipëria nuk mund t’i thotë jo, tha kryeministri…