Balla: Kërkesat e popullsisë shqiptare të Luginës së Preshevës duhet të respektohen

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me deputetin Shaip Kamberi, përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me deputetin Shaip Kamberi, përfaqësues i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë.

Balla dhe Kamberi diskutuan mbi gjendjen aktuale të shqiptarëve në komunat e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, duke theksuar rëndësinë e përmirësimit të kushteve të tyre ekonomike, sociale dhe politike.

Ministri Balla nënvizoi mbështetjen e Shqipërisë për kërkesat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të cilët kërkojnë trajtim të barabartë dhe eleminimin e dallimeve që pengojnë integrimin dhe pjesëmarrjen e tyre efektive në jetën politike dhe shoqërore.

“Kërkesat e popullisë shqiptare të Luginës së Preshevës për eliminimin e dallimeve ekonomike, sociale e politike, të cilat pengojnë integrimin dhe pjesëmarrjen efektive të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, janë të drejta dhe duhen adresuar në frymën e standardeve europiane,” u shpreh Balla.

“Është shumë i rëndësishëm trajtimi i nevojave të tyre në përputhje me parimet ndërkombëtare të respektimit të pakicave kombëtare,” vijoi Balla, duke përmendur se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe përfaqësuesve shqiptarë është i domosdoshëm për avancimin e të drejtave dhe përmirësimin e jetesës në Luginën e Preshevës.

Ky takim vjen në një kohë kur çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës mbetet një temë e ndjeshme dhe një prioritet për Shqipërinë në marrëdhëniet e saj me Serbinë dhe rajonin.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama ndan pamje nga parku rekreativ “Dua të luaj” në Berat

Parku “Dua të luaj” në Berat është një tjetër hapësirë çlodhëse dhe rekreative për qytetarët dhe turistët që vizitojnë këtë…

Global 360

Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: Zgjerimi i BE-së, investim strategjik për paqen dhe të ardhmen e kontinentit

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, deklaroi sot se zgjerimi i Bashkimit Evropian është një nga sfidat më domethënëse dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama ndan pamje nga parku rekreativ “Dua të luaj” në Berat

Parku “Dua të luaj” në Berat është një tjetër hapësirë çlodhëse dhe rekreative për qytetarët dhe turistët që vizitojnë këtë…