Balluku në Porto Palermo: Pastrimi i mjedisit, praktikë që bashkia e Himarës duhet ta zhvillojë

Zv.Kyryeminustrja Balluku e cilëson Porto Palermon një nga zonat më të bukura të vendet për sa i takon të gjithë komponetëve mjedisor, historik e kulturë.


Në kalanë e Porto Palermos në qarkun Vlorë, mbahet edhe këtë vit edicioni i radhës i Porto Palermo Festival, një organizim i artistit të njohur Olen Çezari dhe që sjell në këtë zonë figura të rëndësishme të botës së artit dhe jo vetëm, si një promovim i shtuar ndaj vendit tonë.

Në prag të nisjes së edicioni të këtij viti me ndihmën e vullnetarëve bëhet pastrimi i të gjithë zonës. Një fushatë e cila ka në thelb sensibizimin e qytetarëve për kujdesin që duhet të tregojnë ndaj mjedisit të përbashkët.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku iu bashkua grupit të vullnetarëve për pastrimin e zonës përreth kalasë së Porto Palermos.

Balluku e cilësoi Porto Palermon një nga zonat më të bukura të vendet për sa i takon të gjithë komponetëve mjedisor, historik e kulturë.

“Unë shpresoj shumë që kjo mos mbetet vetëm me një ditë pastrimi nga vullnetarët apo disa ditë në vit, por të jetë një praktikë që bashkia e Himarës duhet ta zhvillojë. Unë e di që ka pasur përpjekje edhe më përpara, por ama menjëherë mbas zgjedhjeve këtu në Himarë jam e sigurtë që do të ketë një incentivim shumë më të madh të vetë bashkisë duke kuptuar që Porto Palermo është perlë e Shqipërisë, jo vetëm e Himarës dhe do një vëmendje të shtuar”, u shpreh Balluku.

E rëndësishme, shtoi më tej Balluku, është ndërgjegjësimi i qytetarëve për kujdesin që duhet të tregojnë e që duhet të nisë që nga moshat më të reja, pasi vetëm ndërhyrjet përmes strukturave shtetërore nuk mjaftojnë nëse nuk bashkëpunojnë edhe qytetarët.

“Propozimi për të vendosur në kurrikulën që nga klasa e parë deri në klasë të nëntë, një lëndë e cila do të jetë dedikuar ekologjisë, unë besoj që do të jetë zgjedhja më e mirë”, nënvizoi Balluku.

Për Olen Çezarin kjo nisëm është një mesazh për qytetarët për kujdesin që duhet të tregojnë ndaj mjedisit dhe ruajtjes së tij, ndërsa vetë Festivali sjell emra të rëndësishëm në Porto Palermo, një ndër pikat më të rëndësishme turistike të vendit e cila tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë.

(Marrë nga ATSH)

Ndërhyrje e shpejtë e Policisë Kufitare në Vlorë dhe Dhërmi, shpëtohen 8 shtetas në det

Policia Kufitare në Vlorë ka reaguar me shpejtësi në dy raste të ndara në Vlorë dhe Dhërmi, duke u ardhur…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Ndërhyrje e shpejtë e Policisë Kufitare në Vlorë dhe Dhërmi, shpëtohen 8 shtetas në det

Policia Kufitare në Vlorë ka reaguar me shpejtësi në dy raste të ndara në Vlorë dhe Dhërmi, duke u ardhur…