Stërvitje e përbashkët mes Gardës Kombëtare të Nju Xhersit dhe Forcave të Armatosura shqiptare
Ushtarë dhe pjesëtarë të forcave ajrore të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit zhvilluan së fundmi një stërvitje të përbashkët me efektivë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, me fokus përmirësimin e aftësive për reagimin ndaj kërcënimeve kimike, biologjike dhe bërthamore (CBRN).

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë bëri të ditur se, “ushtarë dhe pjesëtarë të forcave ajrore të Gardës Kombëtare të Nju Xhersit u stërvitën së fundmi krah homologëve të tyre nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë për të përmirësuar aftësitë e tyre në reagimin ndaj kërcënimeve kimike, biologjike dhe bërthamore”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Ambasada theksoi se Shtetet e Bashkuara dhe Garda Kombëtare e Nju Xhersit vlerësojnë bashkëpunimin me Shqipërinë në fushën e stërvitjes dhe përgatitjes ushtarake.
“Shtetet e Bashkuara dhe Garda Kombëtare e Nju Xhersit krenohen gjithmonë që stërviten krah Shqipërisë, si partnerë dhe aleatë në NATO”, thuhet në reagim.
Burimi ATSH