Demo takon drejtoreshën e EUDA-s, synohet forcimi i sistemit të paralajmërimit të hershëm për drogat e reja

Identifikimi në kohë i rreziqeve nga substancat e reja psikoaktive dhe forcimi i kapaciteteve për luftën kundër trafikimit të drogës ishin në qendër të takimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, me Drejtoreshën Ekzekutive të Agjencisë së Bashkimit Europian për Drogat (EUDA), Dr. Lorraine Nolan.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit dhe të asistencës teknike, me synim që ekspertiza europiane të ndihmojë institucionet shqiptare të identifikojnë më shpejt kërcënimet e reja dhe të orientohen më mirë në veprimet kundër tregut të paligjshëm të drogës.

Një nga përparësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme është forcimi i Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm. Mbështetja e EUDA-s mund të përmirësojë procedurat për identifikimin, vlerësimin dhe njoftimin në kohë të rreziqeve që lidhen me substancat e reja psikoaktive.

Gjatë viteve 2025–2026, sistemi kombëtar ka përpunuar rreth 120 njoftime të EUDA-s dhe ka kontribuar në identifikimin, për herë të parë në Shqipëri, të tri substancave të reja psikoaktive.

Forcimi i këtij mekanizmi synon t’u mundësojë strukturave përgjegjëse të reagojnë më herët ndaj rreziqeve që këto substanca paraqesin për qytetarët. Në takim u trajtua edhe shkëmbimi i analizave mbi tregjet europiane të drogës dhe prirjet e trafikimit.

Kjo ekspertizë do të ndihmojë Ministrinë dhe Policinë e Shtetit të përcaktojnë më mirë përparësitë dhe masat për reduktimin e ofertës së drogës.

Pjesë e diskutimeve ishin gjithashtu trajnimet dhe përdorimi i metodologjive të EUDA-s për përmirësimin e cilësisë dhe krahasueshmërisë së të dhënave kombëtare, në koordinim me Observatorin Kombëtar të Drogave.

Këto fusha bashkëpunimi lidhen edhe me angazhimet e Shqipërisë në kuadër të Kapitullit 24, “Drejtësia, liria dhe siguria”, dhe të Agjendës Kombëtare të Reformave.

Në takim morën pjesë edhe Cécile Martel, Drejtuese e Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të EUDA-s, dhe Robert Lagemann, ekspert i jashtëm i deleguar nga Ministria Federale e Brendshme e Gjermanisë.

Burimi ATSH

Demo takon drejtoreshën e EUDA-s, synohet forcimi i sistemit të paralajmërimit të hershëm për drogat e reja

Identifikimi në kohë i rreziqeve nga substancat e reja psikoaktive dhe forcimi i kapaciteteve për luftën kundër trafikimit të drogës…

Global 360

Begaj me Shiroka-Pulën: Kosova meriton një qasje të re nga BE-ja!

Në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani në një cikël të ri historik: reformat, zhvillimi dhe mundësitë për Shqipërinë

Marrëdhëniet ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë kanë tashmë një bazë diplomatike prej më shumë se tri dekadash

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia