Balla: Ngjarjet kriminale po zbardhen falë bashkëpunimit me SPAK

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi sot se, po zbardhen ngjarjet kriminale, falë bashkëpunimit me SPAK.


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi sot se, po zbardhen ngjarjet kriminale, falë bashkëpunimit me SPAK.

Në një intervistë televizive, Balla tha se, “mendoj që sot jemi në një moment të rëndësishëm të forcës goditëse të shtetit me të gjithë instrumentet e tij kundër grupeve kriminale, kundër atyre që janë quajtur gjithë këto vite të paprekshëm”.

“Biem të gjithë dakord që një prej gjërave që ka një vlerësim maksimal edhe nga publiku është fakti që tanimë kudoqofsh, ne jemi duke punuar fort me të gjithë agjencitë partnere përfshirë, Interpol, Europol, për t’i gjetur dhe për t’i sjellë para drejtësisë”, u shpreh Balla.

Ndërkohë, shtoi Balla, “edhe ngjarje të vjetra kriminale të cilat para disa vitesh konsideroheshin të pazbuluara, falë bashkëpunimit me prokurorët e SPAK, por edhe prokuroritë e Juridiksionit të përgjithshëm po zbardhen”.

“Kështu që të gjithë ata që kanë kryer krime, janë përfshirë në krime, janë përfshirë në grupe kriminale, janë përfshirë në trafik ndërkombëtar lënde narkotike, janë përfshirë në trafik ndërkombëtar të armëve dhe mendojnë se janë të pakapshëm besoj që faktet, shifrat flasin vetë dhe ditët, javët dhe muajt në vijim do të flasin përsëri vetë”, tha Balla.

Për ngjarjen në Memaliaj, Balla tha se, “është një përgjegjësi e Policisë së Shtetit, jo për parandalimin, në kuptimin e një përplasje 25-vjeçare të një personi të lidhur me personat që për fat të keq kanë humbur jetën. Janë ngjarje që janë zhvilluar edhe jashtë Shqipërisë”.

Për bashkëpunimin me SPAK, Balla tha se, “sa i përket vetëpastrimit të Policisë mund t’ju garantoj me përgjegjësi të plotë se kemi një bashkëpunim të rëndësishëm”.

Balla tha se, janë 153 masa sigurie të kërkuara vetëm këtë vit për punonjës të Policisë.

Gjithashtu Balla deklaroi se, policia shqiptare po bashkëpunon me autoritetet e Dubait për ekstradimin e një personi të përfshirë në krimin e organizuar.

“Të gjithë ata që kanë kryer çdo lloj krimi dhe që mendojnë se janë të pakapshëm duhet të dinë se autoritetet e Dubait nuk pranojnë të strehojnë persona të cilët i fshihen drejtësisë. Ne kemi një rast konkret ku po komunikojmë me autoritetet atje dhe po mbledhim të dhëna, dosja është depozituar”, tha ai.

Balla dha dhe një mesazh kundrejt personave që fshihen në Dubai, ku deklaroi se, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë duhet që këta persona të dalin përpara drejtësisë.

“Ka disa mënyra për t’i vendosur para drejtësisë, edhe pa pasur një marrëveshje ekstradimi. Mjafton përmes një procesi deportimi, duke na vënë në dispozicion informacionet përkatëse për këta persona”, përfundoi ai.

Balla gjithashtu tha se, ka një pistë hetimi për fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Sipas Ballës, çështje të kësaj natyre, kërkojnë më tepër kohë për të arritur në përfundimet e duhura.

“Policia e Shtetit e ka një pistë hetimi. Por këto janë çështje që kërkojnë kohë për t’u hetuar. Rëndësi ka që gjithçka të bazohet mbi prova dhe të konkludohet me prokurorët sa më shpejtë të jetë e mundur”, u shpreh Balla.

Ministri tha se, hetimet kryen nga prokuroria, e si të tilla edhe për çështjen në fjalë hetimet po kryen në bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Balla u shpreh se, sa i përket krimeve kibernetike në platformat sociale, kryesisht në Tiktok, po bashkëpunohet me ofruesit e shërbimeve për monitorimin e rasteve të bullizmit online.

Sipas ministrit, ky hap po ndërmerret, sepse një pjesë e konsiderueshme e prindërve po kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të policisë për rastet kur fëmijët e tyre bien “pre” e këtyre sulmeve.

“Një prej shqetësimeve që na sjellin prindërit është bullizmi online. Ne po punojmë me ofruesit e shërbimeve për të rritur monitorimin në gjuhën shqipe. Një problem të tillë e ka TikTok-u. Departamenti ynë kundër krimeve kibernetike po dokumenton raste të përditshme, për të mbrojtur jetën e njerëzve në hapësirën online”, deklaroi Balla.

(Marrë nga ATSH)

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama për “Associated Press”: Ende s’ka projekt për Zvërnecin, ka shumë ‘gjysmë të vërteta’ që po bëhen gënjeshtra gjithnjë e më të mëdha

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për Associated Press (AP), theksoi se do të ecë përpara me projektin luksoz, i…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gogu: Qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, deklaroi sot se qeveria po dëgjon shqetësimet reale të qytetarëve, duke komentuar protestat që po…