Bashkia e Tiranës, 3 bursa për studentët në Kolegjin e Europës, Veliaj: Investim që do ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u takua me studentët e Kolegjit të Europës, të cilët kanë fituar bursë studimi nga Bashkia e Tiranës.


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u takua me studentët e Kolegjit të Europës, të cilët kanë fituar bursë studimi nga Bashkia e Tiranës. Gjatë bashkëbisedimit, Veliaj tha se tre bursat e dhëna nga bashkia, janë një investim te studentë që në të ardhmen do t’i japin më shumë kryeqytetit me talentin dhe punën e tyre.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që 3 studentët që kanë dalë më mirë në provimet e pranimit për Kolegjin e Europës, të jenë ata që marrin bursën e Bashkisë së Tiranës, të cilën disa mund ta shohin si shpenzim, disa të tjerë e shohin si investim. Pra, Bashkia e Tiranës, qyteti, komuniteti ynë beson që, duke e paguar këtë shumë për secilin prej jush, tani ne kemi bërë një investim për çuna dhe goca, që do t’ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre, me talentin e tyre, me pasionin e tyre”, tha Veliaj.

Krahas mbështetjes me bursa, Veliaj deklaroi se studentët kanë tashmë të siguruar edhe akomodimin te “Qyteti Studenti”.

“Më vjen mirë që kampusi kryesor te godina “Iliria” është gati dhe super modern. Të gjithë kolegët e Bashkisë së Tiranës kanë dhënë një dorë me dizajnin dhe me gjetjen e donatorëve për t’u siguruar që mbarojmë në kohë, por ajo që më vjen gjithashtu mirë është që edhe hapësira ku do të jetoni, që është “Qyteti Studenti”, sidomos konvikti, me investimin që kemi bërë me KFW-në, është ndoshta një nga konviktet që as kampuset e tjera në Bruzh dhe në Natolin në Poloni, nuk e kanë. Eshtë ultramodern, është bërë me efiçencë energjetike dhe për disa prej nesh, që kanë studiuar jashtë, as nuk krahasohet fare. Është një nga gjërat më moderne që kemi bërë, dhe pavarësisht kush vjen nga Berati, apo Korça, apo Tepelena, apo qytete të tjera të Shqipërisë, si stacioni i parë i integrimit në Tiranë meritonte të ishte dinjitoz”, tha Veliaj.

Në përfundim të studimeve, kryebashkiaku Veliaj tha se Bashkia e Tiranës do të ishte e gatshme që t’i mirëpriste për të kontribuar në punët e mira për qytetin duke u bërë pjesë e stafit.

Lexo më shumë nga

Rama takon nesër në Bruksel Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Kryeministri Edi Rama do të takohet të mërkurën, më 17 shtator në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark…

Global 360

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama takon nesër në Bruksel Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Kryeministri Edi Rama do të takohet të mërkurën, më 17 shtator në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark…