Media spanjolle “Lecturas”: Shqipëria mes destinacioneve evropiane perfekte për pushime

Neus Palou shkruan në të përditshmen spanjolle “Lecturas”.


Me siguri të gjithë jeni duke menduar për pushime – por të shumtë janë ata që ende nuk e kanë zgjedhur destinacionin e tyre për një arratisje për disa ditë për t’u shkëputur nga përditshmëria dhe për t’u relaksuar, shkruan Neus Palou në të përditshmen spanjolle “Lecturas”.

Nëse dëshironi të udhëtoni, por po kërkoni një destinacion që nuk do të kushtojë shumë, alternativa më e mirë është të zgjidhni një vend ku çmimet për akomodimin dhe ushqimin janë më të ulëta se në Spanjë.

Në këtë mënyrë, udhëtimi juaj nuk do të jetë i kushtueshëm dhe pushimet tuaja nuk do të kenë shpenzime stratosferike.

Ne kemi zbuluar destinacionet perfekte për ju. Udhëtoni në Shqipëri, Qipro Greqi apo Azores dhe do të bini në dashuri, përveç kësaj, të gjitha shërbimet ofrohen me çmime te përballueshme!

Shqipëria është renditur mes destinacioneve më të mira për të shkuar me pushime këtë verë:

Udhëtimi 10 ditor në Shqipëri

Shqipëria është kthyer në modë sepse është një vend i bukur, i panjohur dhe i lirë.

Një perlë e fshehur që ofron një ndërthurje të natyrës dhe historisë magjepsëse.

Udhëtimi nis në Tiranë, e cila është shtëpia e një të shkuare ilire dhe mesjetare.

Më pas vazhdon përmes Krujës, shtëpive osmane të Beratit, Apolonisë apo “Athinës së Shqipërisë”, Vlorës dhe Sarandës, ku mund të shijoni plazhet më të mira të detit Jon.

Turneu përfshin gjithashtu një vizitë në rrënojat e Butrintit, shtëpitë e kalasë së Gjirokastrës dhe, së fundi, në Korçë dhe Elbasan.

Klima e ngrohtë, çmimet e ulëta, natyra dhe historia magjepsëse janë atraksionet kryesore të vendit ballkanik.

Një vend që ka fituar një rritje të popullaritetit, por ende nuk është prekur nga turizmi masiv.

Eksploroni Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, duke vazhduar drejt Lezhës – për të vizituar më tej Memorialin e Skënderbeut.

Përfundoni udhëtimin tuaj në qytetin e bukur mesjetar shqiptar të Shkodrës.

(Marrë nga ATSH)

Dita Botërore e Tokës

Kjo Ditë Botërore e Tokës 2025 fokusohet në peizazhet urbane me temën: “Toka të shëndetshme për qytete të shëndetshme”.

Global 360

Mattarella, SUdhëheqës nga e gjithë bota urojnë shqiptarët për festën e Pavarësisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka marrë këto ditë telegrame e letra urimi nga e.

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Bashkë drejt integrimit evropian!”

Presidenti Bajram Begaj, përcolli sot urimin e tij për të gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, në të gjitha trevat rajonale…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Dita Botërore e Tokës

Kjo Ditë Botërore e Tokës 2025 fokusohet në peizazhet urbane me temën: “Toka të shëndetshme për qytete të shëndetshme”.