“Kantina Mani” në Gruemirë, Rama: Destinacioni i preferuar i turistëve

Në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe ndodhet kantina “Mani”, e cila vitet e fundit është kthyer në një destinacion për turistët vendas e të huaj.


Në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe ndodhet kantina “Mani”, e cila vitet e fundit është kthyer në një destinacion për turistët vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video me përshtypjet e një çifti gjerman, që gjatë udhëtimit të tyre në Shqipëri kanë zgjedhur të kthehen sërish te Kantina “Mani”, për të shijuar mikpritjen dhe ushqimet tradicionale shqiptare.

““Kantina Mani” një tjetër sipërmarrje e suksesshme e agroturizmit shqiptar, e cila është kthyer së fundmi në një nga destinacionet e preferuara të turistëve vendas e të huaj”, shkruan Rama.

Eliza nga Gjermania tregon se “kemi disa javë që udhëtojmë nëpër Shqipëri dhe ka qenë një aventurë e vërtetë. Jemi këtu për herë të dytë në kantinën “Mani”. E nisëm udhëtimin tonë këtu dhe po rikthehemi sërish këtu”.

“Në fund të udhëtimit tonë duket sikur jemi kthyer në shtëpinë tonë. Këtu në Shqipëri e kemi shijuar këtë pjesë ‘parajse’ në këtë vend kaq të qetë, familjet kanë qenë shumë mikpritëse. Ka qenë një aventurë autentike shqiptare. Kemi ngrënë ushqime fantastike vendase dhe gjithçka e trajtuar me shumë përkujdesje, shumë dashuri dhe nuk do të jetë hera e fundit që do të jemi këtu”, theksoi Eliza, duke shtuar se ua rekomandojnë çdokujt që takojnë dhe jajnë shumë të lumtur që kanë zbuluar këtë vend.

Daniela, e zonja e shtëpisë që merret me gatimin dhe servirjen e ushqimit të turistëve vendas e të huaj, u shpreh se “ofrojmë një kuzhinë tradicionale që bashkon Veriun dhe Shqipërinë e Mesme, nga unë vij”.

“Pranë kantinës ne kemi tokat tona bujqësore ku kultivojmë vetë perimet e frutat”, tha Daniela.

Fation Mani tha se “kam një vreshtari prej 2.2 hektarë. Kam filluar që në vitin 2009 me mbjelljen e vreshtit, jemi munduar t’i përshtatemi kërkesave të tregut, kemi filluar me prodhimin e verës dhe para 4 viteve pritëm turistët e parë, të cilat ishin nga Holanda”.

“Kemi dy vera, ‘Kallmeti’ dhe ‘Merloti’, që kultivohen në Shqipëri prej shumë vitesh dhe verën e ëmbël, si dhe rakinë”, shtoi ai.

Transformimi i zonave rurale në peizazhe atraktive ka nxitur krijimin e agroturizmit si një modeli të ri të zhvillimit rural në Shqipëri.

Programi i qeverisë për bujqësinë ka në fokus të zhvillojë fshatin dhe turizmin rural nëpërmjet mekanizmave mbështetës, për rritjen e aktiviteteve agroturistike dhe bujtinave, që janë bërë atraksione me interes të veçantë për vizitorët dhe turistët e shumtë që i frekuentojnë ato në çdo stinë të vitit. (Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Nis në Europe House projekti WISA për fuqizimin e grave në media dhe rritjen e sigurisë digjitale

Në ambientet e Europe House u zhvillua sot ceremonia e lansimit të projektit “Weaving Digital Safety – Albania’s Women in…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Nis në Europe House projekti WISA për fuqizimin e grave në media dhe rritjen e sigurisë digjitale

Në ambientet e Europe House u zhvillua sot ceremonia e lansimit të projektit “Weaving Digital Safety – Albania’s Women in…