Prokurimet nga NATO, Peleshi takim me përfaqësues të Aleancës dhe biznesit shqiptar

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori pjesë në një takim mes përfaqësuesve të Agjencisë së NATO-s për Komunikimin dhe Informacionit (NCIA), të Mbështetjes dhe Prokurimit (NSPA) si dhe të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes me përfaqësues të dhomave të tregtisë, industrisë, sipërmarrës, kompani e biznese.


Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi mori pjesë në një takim mes përfaqësuesve të Agjencisë së NATO-s për Komunikimin dhe Informacionit (NCIA), të Mbështetjes dhe Prokurimit (NSPA) si dhe të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes me përfaqësues të dhomave të tregtisë, industrisë, sipërmarrës, kompani e biznese.

Ky aktivitet i titulluar “Dita e Industrisë” kishte si synim dhënien e një informacioni mbi procedurat e prokurimit, legjislacionit dhe kushtet që duhet të plotësojnë operatorët ekonomikë në Shqipëri për të marrë pjesë në prokurimet ndërkombëtare, por edhe për të përcaktuar një bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare dhe agjencive të NATO-s.

Gjatë fjalës së tij, ministri Peleshi nxiti përfaqësuesit e biznesit të aplikojnë dhe të përfitojnë nga këto projekte, duke shprehur nga ana tjetër gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes për krijimin e urave të duhura të bashkëpunimit ndërmjet operatorëve privatë shqiptarë dhe përfaqësuesve të strukturave me përvojë të NATO-s.

“Konfliktet kanë bërë që kërkesa të rritet shumë për armatime, për ushqime apo mallra të tjera që prokurohen në këto agjenci të NATO-s. Bota e madhe e konflikteve në rritje ka sjellë edhe rritje të kërkesës dhe ne ju ftojmë të përfitoni nga këto kontrata. Tashmë keni më shumë se 30 vite eksperiencë. Kemi kompani të shkëlqyera që sa herë kanë dalë jashtë vendit kanë fituar besim për shkak se e kanë rritur standardin”, u shpreh ministri i Mbrojtjes.

Në këtë aktivitet që u mbajt në Qendrën e Inovacionit, ministri Peleshi evidentoi edhe disa nga projektet që po marrin jetë në këtë qendër e që do t’u vijnë në ndihmë sipërmarrjeve.

“Deri dje ka patur një mur mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe botës së biznesit. Dukej një tabu dhe një sektor i padepërtueshëm për çka ndodh sot në botën e inovacionit dhe teknologjisë. E kundërta është e vërtetë. Ne kemi sot mundësi të mëdha edhe kombëtare, por mbrapa nesh është një perde tjetër, e cila do të hapet sot dhe është shumë herë më e madhe, mundësia e NATO-s”, shpjegoi ministri Peleshi.

Para sipërmarrësve, ministri foli edhe për nismën e re për rigjallërimin e industrisë ushtarake në vend.

“Ne po punojmë fort për të ndërtuar kuadrin ligjor dhe më vonë edhe institucional të industrisë ushtarake në vendin tonë. Të gjithë e dini që ne vijmë nga një e kaluar e një gjigandomanie të ushtrisë, ku i gjithë populli ishte ushtar, pastaj u pasua nga një kohë tjetër e detyrueshme demilitarizimi dhe sot jemi në një kohë kur e kemi tejkaluar këtë pjesë të historisë. Jemi anëtarë të NATO-s, duam dhe duhet të luajmë edhe ne pjesën tonë në industrinë e ushtarake të Aleancës. Kemi asete të së shkuarës, të cilat me investime të përbashkëta mund të riaktivizohen. Por, së pari, na duhet një kuadër ligjor i përshtatshëm dhe incentiva për investime. Kemi parasysh këtu jo vetëm investitorë të huaj, por kemi edhe investitorë shqiptarë që mund të mos kenë përvojë në këtë fushë, por janë të gatshëm të jenë partnerë në këtë industri të re që do të fillojë të marrë jetë që këtë vit. Është një takim për të hapur perdet e mundësive dhe për të bashkëpunuar me sipërmarrjet shqiptare”, u shpreh Peleshi.

“Dita e Industrisë” lindi si një ide në Bruksel në muajin shkurt. Ndaj në këtë takim ministri i Mbrojtjes falenderoi edhe Dorina Canin, oficere për kontratat pranë Agjencisë së NATO-s për Komunikimin dhe Informacionit (NCIA), e cila kontribuoi në organizimin dhe dhënien e informacionit të nevojshëm për përfaqësuesit e biznesit.

(Marrë nga ATSH)

Kumbaro: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve dhe shtimi i hapësirave publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi sot inspektimet në bashkitë bregdetare, duke u ndalur në bashkinë e Shëngjinit.

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Kumbaro: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve dhe shtimi i hapësirave publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi sot inspektimet në bashkitë bregdetare, duke u ndalur në bashkinë e Shëngjinit.