Rama: Shqipëria, hapa të mëdhenj për fuqizimin e grave

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e fillimit të Konferencës së Rrjetit Parlamentar “Gra të lira nga dhuna”


Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në ceremoninë e fillimit të Konferencës së Rrjetit Parlamentar “Gra të lira nga dhuna”, organizuar në Pallatin e Brigadave nga Kuvendi i Shqipërisë, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës dhe Komisioni për Barazi dhe Mosdiskriminimin i Këshillit të Evropës, që mbahet për herë të parë në Tiranë.

Rama deklaroi në fjalën e tij se, Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj për fuqizimin e grave.

“Besoj se kemi një Shqipëri të re, në shumë drejtime. Është një vend që po përjeton një rilindje të vërtetë si një shtet, por gjithashtu dhe si një komb, i cili qëndron ndërmjet komunitetit të vendeve demokratike i ndërtuar duke fituar gjithmonë e më shumë respekt dhe gjithashtu duke bërë nga vetja sa më shumë që të jetë e mundur atë që i kërkohet për ta pasur këtë respekt”, tha Rama.

Pra, shtoi kreu i qeverisë, “është një vend ku takime të këtij lloji, të mëdha apo të vogla, kanë filluar të bëhen një normë, në krahasim me përpara disa viteve, që ishte shumë e vështirë për t’u imagjinuar”.

“Shpresojmë që vitin tjetër do të mikpresim Samitin e Komitetit Politik dhe kam shumë shpresë që brenda vitit 2030 do të kemi dhe një Samit të NATO-s”, theksoi Rama.

Kjo, nënvizoi ai, “është diçka e madhe për ne dhe kjo nuk vjen nga mënyra se si vishem unë apo sepse është një vend i bukur, ku ushqimi është më i mirë se në Strasburg, shumë herë më i mirë se në Bruksel, akoma më i mirë se në Berlin, harrojeni në Londër, por kjo do të ndodhë, sepse ne e meritojë këtë nëpërmjet punës tonë të vështirë dhe progresit që kemi bërë”.

“Së dyti, dëshiroj të them që po, ne kemi bërë hapa të mëdhenj duke fuqizuar gratë, duke filluar nga politika, dhe sot ne renditemi mes vendeve kryesore sa i përket pjesëmarrjes së grave në qeveri. Ne nuk renditemi ndoshta në krye, por jemi të radhitur shumë mirë sa i përket pjesëmarrjes së grave në parlament. Gjithashtu jemi në renditje në nivele të larta për pjesëmarrje të grave në administratë dhe në pozicione drejtuese dhe kjo është gjë shumë e mirë”, tha Rama.

Së treti, theksoi Rama, “dëgjova Sekretaren e Përgjithshme, e cila tha se jemi nga të parët që kemi miratuar legjislacionin dhe nga kjo dëshiroj të kthehem pas në atë çfarë unë besoj që duhet të përmirësohet, sepse së pari, nuk është mjaftueshëm të miratosh një ligj, por është implementimi i këtij legjislacioni, zbatimi i tij. Së dyti, dëshiroj të them, që po, ne i kemi fuqizuar gratë shumë në pjesën politike, por gratë në politikë kanë nevojë të bëjnë shumë për gratë në përgjithësi dhe kjo mundësi, për të qenë i promovuar, për të qenë i fuqizuar, duhet të përdoret jo vetëm për të bërë punët e përcaktuara në pozicione ministri apo anëtare parlamenti, apo anëtare të këshillit bashkiak, por nëse ju jeni një grua, një milje tjetër përtej përshkrimit tuaj të punës duhet t’i dedikohet edhe grave të tjera. Dhe kjo është diçka ku duhet të bëjmë shumë për të garantuar që kjo ndodh”.

Lexo më shumë nga

Kombëtarja shqiptare, më e mira në Kampionatin Ballkanik të Taekwondo-së

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përcolli imazhet e ekipit tonë, me medaljet dhe flamurin kombëtar dhe e…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Kombëtarja shqiptare, më e mira në Kampionatin Ballkanik të Taekwondo-së

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përcolli imazhet e ekipit tonë, me medaljet dhe flamurin kombëtar dhe e…