Musar: Shqipëria ka rezultate, integrimi në BE i mundshëm deri në vitin 2030

Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar theksoi sot në Tiranë se Sllovenia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.


Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar theksoi sot në Tiranë se Sllovenia mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në fjalën e saj në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin Bajram Begaj, Musar tha se “zgjedhjet europiane me siguri do të jenë tregues i rëndësishëm i drejtimit se ku do të shkojë Europa”.

“Në dy vitet e para të detyrës sime fokusi ka qenë në Ballkanin Perëndimor. Shkaku është i thjeshtë se Sllovenia beson se vendi i shteteve të Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian. Jam shumë e kënaqur me fjalët e Charles Michel në Bled vitin e kaluar se BE do të duhet të pranojë deri në vitin 2030 shtetet e këtij rajoni. Për Shqipërinë kjo nuk është e pamundur, kur lexoj rezultatet e vendit tuaj jam shumë e kënaqur”, nënvizoi Musar.

Presidentja sllovene u shpreh se “më kënaq lufta juaj kundër korrupsionit, SPAK-u juaj ka një besim të çmuar. Shpesh them se asnjë shtet nuk është imun ndaj korrupsionit dhe krimit, as shteti im është i tillë dhe besoj se një rrugë e tillë është e njëjtë”.

Musar e vuri theksin në fjalën e saj edhe tek marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.

“Rolet bilaterale mes shteteve tona janë të rëndësishme pasi s’kemi çështje të hapura mes shteteve, por të dy jemi të bindur se mund të bëjmë edhe më shumë. Në 2022 shkëmbimet e mallrave arritën në 92 milionë euro, ndërsa në 2023 arritën në 104 milionë dhe këtu ka vend të madh për rritje të mëtejshme të tyre”, tha Musar.

Duke folur për turizmin, Musar tha se “jam e kënaqur me përparimin e Shqipërisë në fushën e turizmit. Këtë vit ju arritët mbi 10 milionë turistë, ndërsa këtë vit besoj se do të keni 14 -16 milionë turistë. Jam e gëzuar që për çdo vit sllovenët vijnë në Shqipëri. Vitin e kaluar ishin më shumë se 20 mijë sllovenë”.

Sipas saj, numri i madh i turistëve sjell edhe përgjegjësi më të madhe.

“Angazhohem për zhvillimin e gjelbër të qëndrueshëm, këtu mund të bëjmë shumë bashkarisht. Sllovenia ka drejtim të tillë dhe mund të mësojmë shumë nga njëri tjetri”, tha Musar.

Presidentja sllovene foli edhe për rezolutën për Srebrenicën që pritet të votohet në OKB pasditen e sotme.

“Para votimit për Srebrenicën, jam shumë e kënaqur që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë bashkuar, përveç Serbisë. Besoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa të rëndësishme janë këto rezoluta edhe për shkak të konflikteve, luftës në Gaza më thyen zemrën dhe shpesh nuk më lë të fle. Ne politikanët duhet të flasim se çfarë është e drejtë dhe çfarë jo. Të gjithë e dimë se çfarë ka ndodhur në Srebrenicë. Nuk dyshoj se udhëheqësit shtetërorë do të gjejnë zgjidhje, pasi shpesh harrojmë civilët që e pësojnë më së shumti në këto luftëra, si në Ukrainë, Gaza dhe Sudan”, tha Musar.

(Marrë nga ATSH)

Kumbaro: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve dhe shtimi i hapësirave publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi sot inspektimet në bashkitë bregdetare, duke u ndalur në bashkinë e Shëngjinit.

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Kumbaro: Lezha model pozitiv në menaxhimin e plazheve, sfidë rritja e flukseve dhe shtimi i hapësirave publike

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro vijoi sot inspektimet në bashkitë bregdetare, duke u ndalur në bashkinë e Shëngjinit.