
APEC 2026: Qëndrimet e Presidentit Xi dhe kontributi i Kinës në zhvillimin dhe qëndrueshmërinë rajonale dhe të botës
Kina është organizatore përgjatë tërë vitit 2026 të forumeve të vendeve të APEC-ut, që kulmojnë me Takimin e 33-të të Liderëve të APEC në datat 18 – 19 Nëntor 2026 në qytetin Shenzhen, provincë Guangdong.

Nga Prof. Dr. Enriko Ceko
Kina është organizatore përgjatë tërë vitit 2026 të forumeve të vendeve të APEC-ut, që kulmojnë me Takimin e 33-të të Liderëve të APEC në datat 18 – 19 Nëntor 2026 në qytetin Shenzhen, provincë Guangdong. Gjithashtu midis datave 17 – 18 Nëntor 2026, po në këtë qytet, zhvillohet edhe Samiti i Liderëve Ekonomikë të APEC dhe tema kryesore e këtyre veprimtarive është “Ndërtimi i një komuniteti Azi – Pacifik, ku të tërë anëtarët prosperojnë së bashku”.
Shtyllat kryesore të këtyre veprimtarive do jenë: (1) Hapja, (2) Inovacioni dhe (3) Bashkëpunimi, me një fokus drejt (a) inteligjencës artificiale, (b) ekonomive digjitale, (c) tranzicionit të gjelbër dhe (d) liberalizimit tregtar rajonal.
Kjo është hera e tretë që Kina si vend organizator pret takimin e APEC, pas takimeve të Shanghait në vitin 2001 dhe të Pekinit në vitin 2014. Në këto dy veprimtari të nëntorit 2026, shumë të rëndësishme në nivel global, spikat profili i lartë i takimeve dy, tre dhe shumëpalëshe midis pjesëmarrësve, përfshirë edhe Presidentin e Kinës, Xi Jinping, Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, dhe Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Padyshim që takimet e liderëve të vendeve të APEC dhe liderëve ekonomikë të këtyre vendeve, janë në vetvehte dimensione të gjera dhe të rëndësishme në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar, diplomacinë, ekonominë dhe kooperimin e drejtpërdrejtë midis sektorit privat dhe atij publik në rajon.
Padyshim që qasja e Presidentit kinez Xi Jinping, në lidhje me (1) hapjen ekonomike, (2) bashkëpunimin shumëpalësh dhe (3) zhvillimin e qëndrueshëm, përbën një orientim shumë të rëndësishëm sepse është pikërisht kjo qasje e Kinës që orientohet në mënyrë të drejtë dhe shkencore për këtë rajon që është një nga qendrat më të mëdha të (a) prodhimit, (b) tregtisë, (c) investimeve, (d) teknologjive dhe (e) inovacionit në shkallë botërore.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping në APEC 2026 paraqet katër propozime për ndërtimin e një komunitetit të Azi – Paqësorit të orientuar drejt prosperitetit të përbashkët dhe ky është edhe boshti politik dhe ekonomik i Kinës për të ardhmen si edhe mesazhi që udhëheqësi i popullit të Kinës paraqet për popujt e rajonit:
1. Paqe dhe stabilitet ndërkombëtar.
2. Hapje ekonomike dhe tregti e lirë.
3. Inovacioni, inteligjenca artificiale dhe transformimi i gjelbër.
4. Zhvillim gjithëpërfshirës dhe përfitime të ndërsjella
Le ti shohim këto katër çështje në më shumë detaje.

Foto nga Xinhua
1. Paqe dhe stabilitet ndërkombëtar, sepse prosperiteti ekonomik nuk mund të shkëputet nga siguria dhe stabiliteti, duke theksuar se (a) mosmarrëveshjet mund dhe duhet të zgjidhen me anë të dialogut dhe konsultimeve, (b) rendi ndërkombëtar i pas luftës duhet të respektohet, si një rend shumëpolar, i bazuar në drejtësi dhe rregulla, (c) në aspektin e marrëdhënieve ndërkombëtare nuk ka më vend për unilateralizëm, sepse në fund të fundit, është koha e përshtatshme që të jetë në funksionim praktik një sistem ndërkombëtar ku vendim marrja ekonomike dhe politike të mos dominohet nga vetëm disa shtete, në mënyrë që të ketë më shumë hapësirë edhe për vendet dhe ekonomitë e vogla dhe në zhvillim.
2. Hapje ekonomike dhe tregti e lirë, duke mbrojtur një sistem shumëpalësh tregtie, me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në qendër, duke patur parasysh reduktimin e barrierave të panevojshme tregtare dhe krijimin dhe funksionimin në praktikë të zonave të lira ekonomike në botë dhe specifikishte dhe në Azi-Paqësor. Në lidhje me këtë një rëndësi shumë të madhe merr (a) qëndrueshmëria e zinxhirëve globalë të furnizimit, (b) lehtësimi i investimeve të huaja, (c) lehtësimi dhe mbështetja për tregtinë elektronike ndërkufitare dhe (d) integrimi sa më i mirë, efektiv dhe eficient i sistemeve doganore dhe të logjistikës. Kjo sepse në të kundërt do rriten shumë kostot për bizneset, që në fund të fundit do shkarkohen si kosto te qytetarët në shkallë botërore. Në këtë kontekst duhet theksuar se Presidenti i Kinës Xi Jinping e di fare mirë se përtej deklaratave për tregti të lirë që mund të bëjnë disa eksponentë të disa vendeve dhe ekonomive duhet që në fund të fundit këto deklarata të shoqërohen me (1) reciprocitet, (2) transparencë dhe (3) konkurrencë të drejtë dhe këtu nuk ka asgjë për të diskutuar për të ashtuquajtura subvencione industriale, suficit tregtar të ekonomisë kineze apo edhe qasjen që ka ekonomia kineze në tregjet ndërkombëtare, sepse në fund të fundit konkurrenca është thelbi i ekonomisë së kërkojmë, si duke u mbështetur në mësimet e Ibn Khalebit dhe Adam Smithit, ashtu edhe sipas mësimeve të menaxhimit shkencor modern.
3. Inovacioni, inteligjenca artificiale dhe transformimi i gjelbër, sepse, sipas Xi Jinping, “inovacioni është një motor kryesor për zhvillimin ekonomik” dhe për këtë ai propozon “(1) bashkëpunim shkencor dhe teknologjik, (2) zhvillim të ekonomisë digjitale dhe inteligjencës artificiale, (3) modernizim të industrisë dhe integrim të teknologjisë në prodhim dhe (4) kalim drejt ekonomisë me nivel të ulët emetimi të karbonit në atmosferë”. Dhe këtu ja vlen të ndalemi për një shqyrtim edhe më të hollësishëm sepse kjo është çështje me ndikim afatgjatë. Duket se konkurrenca në shekullin 21 nuk do varet shumë nga faktorët e prodhimit tokë, punë dhe kapital, por gjithnjë e më shumë nga teknologjia, produktiviteti, njohuritë dhe aftësia për të inovuar, dhe për këtë bashkëpunimi në fushën e inteligjencës artificiale, energjisë së rinovueshme, automjetet elektrike dhe automatizimin, padyshim që mund të sjellin mundësi të reja dhe përfitime për ekonomitë e vogla, të mesme dhe të mëdha.

Foto nga VCG
4. Zhvillim gjithëpërfshirës dhe përfitime të ndërsjella, si një ide që nuk mund të matet vetëm me rritjen e GDP-së por edhe me shpërndarjen e mundësive dhe përfitimeve midis vendeve dhe qytetarëve dhe, në këtë kontekst, sipas Xi Jinping, (a) reduktimi i barrierave për të bërë tregti, (b) bashkëpunimi me ekonomitë në zhvillim, (c) siguria ushqimore dhe energjetike, (d) shëndeti publik dhe transporti, (e) zhvillimi i balancuar dhe përfshirja sociale, etj., janë elementë shumë më shumë të rëndësishme sepse përbëjnë një qasje që sjell një model zhvillimi të qëndrueshëm, që (i) krijon vende pune, (ii) rrit produktivitetin, (iii) përmirëson të ardhurat dhe (iv) zvogëlon pabarazitë”.
Në lidhje me kontributin e Kinës në ekonominë rajonale dhe atë globale mund të analizojmë pesë dimensionet më të rëndësishme të këtij kontributi, që paraqiten në tabelën më poshtë:

Pikërisht Shenzhen, vendi i takimit të nëntorit 2016 të APEC dhe Liderëve të ekonomive të APEC, është një shembull se si një qytet kufitar, mesatar për nga madhësia, mund të transformohet në një qendër ndërkombëtare të teknologjive, prodhimit, inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe kjo falë (1) politikave të hapjes ekonomike, (2) investimeve të zgjuara, (3) nxitjes së sipërmarrjes dhe (4) mbështetjes së zhvillimit industrial. Kina mund të sjellë shembuj të tillë me dhjetëra e qindra, por e vërteta është se këto arritje të Kinës janë bërë të mundur edhe përmes sfidave të shumta që, në përgjithësi kanë qenë me natyrë ndërkombëtare.
Qëndrimet e Presidentit të Kinës Xi Jinping në lidhje me takimet e APEC në Shenzhen duhen parë në kontekstin e ndryshimeve rrënjësore me të cilat është duke u përballur dhe do përballet bota në të ardhmen e afërt dhe të largët, që lidhen me (1) kalimin nga globalizmi tradicional te transnacionalizmi me karakter të spikatur teknologjik, (2) kalimin nga konkurrenca vetëm për tregti te konkurrenca për zinxhirët e furnizimit, (3) kalimi nga rritja ekonomike te zhvillimi i qëndrueshëm, (4) kalimi nga dominimi i disa qendrave ekonomike drejt një ekonomie shumëpolare dhe (5) kalimi nga zhvillimi i përqendruar drejt zhvillimit gjithëpërfshirës.

Për këto takime Agjencia më e madhe lajmeve Reuters shkruan: “Kina – mbështetëse e tregtisë së hapur. Xi Jinping bën thirrje për tregti të lirë, hapje të tregjeve dhe kundërshtim të proteksionizmit, ndërsa Associated Press thekson se “edhe vendet e tjera kërkojnë një zhvillim më të drejtë”, sepse sipas deklaratave të kryeministrit të Malajzisë, Anwar Ibrahim, të cituara edhe nga Washington Post, “ekonomitë e mëdha nuk duhet t’u imponojnë ekonomive më të vogla kushtet dhe interesat e tyre, sepse vendet në zhvillim kanë nevojë jo vetëm për investime dhe rritje të tregtisë, por edhe për akses real në tregje”.
Ndërkohë, Channel News Asia thekson se “Kina kërkon të hapë tregun e saj. Xi Jinping premton zgjerimin e aksesit të kompanive të huaja në tregun kinez, me anë të (1) uljes së tarifave doganore, (2) zgjerimit të aksesit në tregje, (3) hapjes graduale të sektorit të shërbimeve dhe (4) pëmirësimit të rregullave dhe standardeve për investitorët e huaj”, ndërsa Brookings Institution thekson në komentet e aj se “marrëdhëniet Kinë–SHBA mbeten vendimtare, sepse (1) vazhdimësia e armëpushimit tregtar dhe shmangia e një lufte të re tarifore, (2) bashkëpunimi dhe konkurrenca në inteligjiencën artificiale dhe (3) komunikimi për sigurinë dhe (4) reduktimi i rezikut të konflikteve, janë zona ku mosbesimi mund të pengojë bashkëpunimin” dhe në këtë kuadër, interpretimi im personal për deklaratën e Brooking Institution është se ekonomia transnacionale tashmë ka më shumë nevojë për bashkëpunimin midis dy gjigandëve të ekonomisë botërore dhe midis dy liderëve, Xi Jinpng dhe Donald Trump, se sa konkurrenca gjeopolitike, gjë që më së miri e paraqiti edhe Presidenti i Kinës Xi Jinping në këto takime, sepe në fund të fundit (1) kosto e proteksionizmit, (2) fragmentimi i tregjeve dhe (3) kufizimet e panevojshme në bashkëpunimin teknologjik mund të kenë kosto të mëdha për të gjithë.
Burimi CGTN















