Gonxhja: Java e Kulturës së Francës, koncerte, ekspozita dhe shfaqje

Magjia e Javëve Kulturore Ndërkombëtare do të vijojë nga 13-19 maj me Francën me koncerte, ekspozita, shfaqje dhe argëtim pa fund.


Magjia e Javëve Kulturore Ndërkombëtare do të vijojë nga 13-19 maj me Francën me koncerte, ekspozita, shfaqje dhe argëtim pa fund.

Ministri për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, Blendi Gonxhja ndau në rrjetet sociale videon promovuese të kësaj jave kulturore.

“Franca është vendi i delikatesës, kulturës së pasur, artit dhe inovacionit. Nga data 13-19 Maj, bëhuni pjesë e aktiviteteve që do të gjallojnë në forma artistike, kulinarie, lojërash, cirku dhe teknologjie. Këto ditë premtojnë të jenë njëra më e bukur se tjetra. Festojmë kulturën, përqafojmë inovacionin”, theksoi Gonxhja.

Java Kulturore Franceze vjen me një program të kuruar të muzikës, kulturës dhe spektaklit.

Gjatë kësaj jave, më 13 maj tek Piramida do të çelet ekspozita e skulpturës “Richard Orlinski”. Po në 13 maj në ambientet e Piramidës do të hapet “KubFranceTirana”, ndërsa Dj Dylan Dylan më 13 maj dhe 16 maj tek Piramida do të performojë për adhuruesit e muzikës.

Të pasionuarit pas lojërave do të kenë mundësi të marrin pjesë në aktivitetin e lojërave “Krijuar në Francë” më 14 dhe 15 maj tek Piramida, më 15 maj do të organizohet “Dita Alumini” Francë po tek Piramida.

Ndërsa shfaqja “Ilotopie” do të shfaqet më 15 dhe 16 maj tek Liqeni Artificial.

Edicion i tretë i Javëve Kulturore Ndërkombëtare çeli siparin më 1 maj dhe do të zhvillohen deri në nëntor. JKN do të mbushë salla, teatro, galeri arti, sheshe dhe qytete me programe të pasura aktivitetesh nga 20 shtete.

JKN nisi me “Javën e Evropës” vijon me Francën, Greqinë, Italinë, Izraelin, Brazilin, Hungarinë, Holandën, Turiqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Kinën, Gjermaninë, Japoninë, SHBA, Austrinë, Spanjën, Malin e Zi, Meksikën e Kosovën.

Edicioni i parë i JKN-së filloi si një nismë e ish-Ministrisë së Kulturës në vitin 2022, me dëshirën për të përçuar vlerat dhe traditat e për të nxitur shkëmbimin kulturor dhe frymëzuar inovacionin.

Nëpërmjet këtij projekti vendet njihen më mirë, forcohen marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, si dhe rritet oferta e aktiviteteve kulturore në Shqipëri për të gjitha shijet dhe moshat. JKN e shndërron skenën e aktiviteteve kulturore në vend në një arenë ndërkombëtare shumëkulturore dhe shumëdisiplinore. (ATSH)

Java Franceze 🇫🇷

🇫🇷 Vazhdojmë magjinë e Javëve Kulturore me Francën. 🇫🇷
Vendin e delikatesës, kulturës së pasur, artit dhe inovacionit. ❤️

Nga data 13-19 Maj, bëhuni pjesë e aktiviteteve që do të gjallojnë në forma artistike, kulinarie, lojërash, cirku dhe teknologjie!🎉🖼️🎼

Na ndiqni në vijim për informacion mbi çdo ditë të Javës Franceze. 😉

Këto ditë premtojnë të jenë njëra më e bukur se tjetra! 😊😊

Festojmë kulturën, përqafojmë inovacionin!

#meki #ekonomiakulturainovacioni #javetkulturorenderkombetare #jkn2024 #javafranceze #frenchweek #culture #celebration #bashkiatirane #france

Posted by Blendi Gonxhja on Saturday, May 11, 2024

Rama në Bruksel takon presidentin e Këshillit Evropian, António Costa

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u takua me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

Global 360

Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Teksa në Hagë mbahet seanca e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Bruksel takon presidentin e Këshillit Evropian, António Costa

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u takua me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.