Programi “Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinpingut” transmetohet në median hungareze

Në kuadër të vizitës shtetërore të Presidentit të Kinës Xi Jinping në Hungari, u zhvillua të mërkurën në Budapest ceremonia e nisjes së transmetimit të programit “Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinpingut” (Versioni Ndërkombëtar), prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG).


Në kuadër të vizitës shtetërore të Presidentit të Kinës Xi Jinping në Hungari, u zhvillua të mërkurën në Budapest ceremonia e nisjes së transmetimit të programit “Citimet klasike të parapëlqyera të Xi Jinpingut” (Versioni Ndërkombëtar), prodhuar nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG).

Ish-presidenti i Hungarisë Pál Schmitt dhe ish-kyreministri Péter Medgyessy shprehën urimet për transmetimin e programit, që nisi po të mërkurën në median kryesore hungareze, përfshirë Televizionin Kombëtar të Hungarisë, ATV Hungarez, Televizionin Qendror të Budapestit etj.

Në këtë program, duke u fokusuar te tema si mirëqënia e përbashkët dhe zhvillimi i gjelbër, nëpërmjet fjalëve origjinale të Presidentit Xi Jinping me citate klasike, shpjegohet urtësia kineze nga këndvështrimi ndërkombëtar, pasqyrohet mençuria e shkëlqyer politike e Xi-ut si dhe brendësia e tij historike e kulturore. Shfaqen burimet kulturore dhe rezultatet frytdhënëse të modernizimit të stilit kinez.

Në këtë program, miqtë e huaj u ftohen në një bisedë dhe në një vizitë në terren, bashkë me gazetarët e CMG-së, për të shijuar nga afër filozofinë tradicionale kineze në rezultatet e qeverisjes së Kinës, si edhe për të analizuar vlerën moderne të mençurisë së lashtë.


Foto nga CMG

Lajmi i transmetimit të këtij programi në Hungari, u njoftua në faqen kryesore të gazetës “Magyar Nemzet”, një ndër gazetat kryesore hungareze dhe të “Europe Times”, një nga mediat e gjuhës kineze më me ndikim në Evropë. (Wang Lei/ Elona)

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Policia merr në ruajtje 473 qendra votimi

Në qarqet Elbasan, Berat, Vlorë, Dibër dhe Gjirokastër do të mbahen zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Policia merr në ruajtje 473 qendra votimi

Në qarqet Elbasan, Berat, Vlorë, Dibër dhe Gjirokastër do të mbahen zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit.