“Express”: Shqipëria ka gjithçka që një turist mund të dëshirojë për pushime

E përditshmja britanike “Express”: Butrinti është cilësuar si ‘Maldivet’ e Evropës, por gjithashtu strehon rrënojat romake.


Vendi befasues ka gjithçka që një turist mund të dëshirojë për pushime, mot të shkëlqyer, ujëra mahnitëse bruz dhe madje rrënoja të lashta romake, shkruan Aditi Rane në një artikull të publikuar në të përditshmen britanike “Express”.

Ndërsa vendet klasike të pushimeve në Evropë pritet të jenë të mbipopulluara këtë verë, një numër në rritje vizitorësh po kërkojnë destinacione më pak të frekuentuara për të udhëtuar.

Butrinti, i vendosur në qarkun e Vlorës, është një park kombëtar dhe një vend arkeologjik që ofron gjithçka që turistët mund të dëshirojnë për pushime, mot të shkëlqyer, ujëra mahnitëse bruz dhe madje rrënoja të lashta romake.

Butrinti është cilësuar si ‘Maldivet’ e Evropës, por gjithashtu strehon rrënojat romake.

Ky park kombëtar është krahasuar me “Maldivet”, falë detit piktoresk, plazheve me rërë të bardhë dhe klimës së ngrohtë verore.

Vizitorët në Butrint mund të shijojnë shëtitjet në natyrë, vendet historike, diellin, rërën dhe detin.

Parku Kombëtar i Butrintit, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, shtrihet në një sipërfaqe prej 9 424 hektarësh, duke përfshirë kodra, liqene, ligatina dhe kënetat e kripura.

Parku përfshin qytetin antik të Butrintit, i banuar që nga kohërat parahistorike dhe më vonë i zhvilluar si një vendbanim grek, romak, bizantin dhe venecian.

Pasuria e tij historike është e dukshme në rrënojat e ruajtura mirë që shtrihen nga shekulli i IV deri në shekullin e XIX, duke përfshirë një teatër, kisha, porta, kulla dhe bazilika.

Hyrja në Parkun Kombëtar të Butrintit është e përballueshme, kushton më pak se 5 paund për person, duke e bërë atë një opsion të shkëlqyer të një udhëtimi ditor.

Vizitorët mund të eksplorojnë bukurinë natyrore, të admirojnë rrënojat, të vizitojnë kështjellën dhe madje të marrin një traget për të vizituar kështjellën më të vogël veneciane përgjatë kanalit të Vivarit, që ofron pamje të strukturave të lashta romake dhe otomane. (ATSH)

Burimi

Rama publikon protestuesit e ndaluar me precedentë penalë: S’janë studentë, por pjesë e komponentit kriminal

Kryeministri Edi Ram publikoi foto dhe inicialet e identitetit të personave të ndaluar nga Policia e Shtetit gjatë protestave të…

Global 360

Meloni: Asnjë akt dhune nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, kushdo që shkatërron, paguan

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi dje në një videomesazh, pas miratimit të dekretit të ri për sigurinë nga Këshilli i…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama publikon protestuesit e ndaluar me precedentë penalë: S’janë studentë, por pjesë e komponentit kriminal

Kryeministri Edi Ram publikoi foto dhe inicialet e identitetit të personave të ndaluar nga Policia e Shtetit gjatë protestave të…