Ja surprizat e natës së ndërrimit të viteve në Tiranë

Nata e ndërrimit të viteve këtë vit do vijë me plot surpriza dhe emocione të paharrueshme në Tiranë


Nata e ndërrimit të viteve këtë vit do vijë me plot surpriza dhe emocione të paharrueshme në Tiranë. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi tregoi disa nga detajet e mbrëmjes dhe i ftoi të gjithë të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të shijuar nga afër koncertin dhe festivalin e fishekzjarrëve.

“Në pjesën e parë të ditës së datës 30 kemi cirkun e Tiranës që do të zbavitë të gjithë fëmijët, por edhe të rriturit, me numrat që ato kanë kohë që i përgatisin. Për të vazhduar pastaj në pjesën e pasdites me një bandë italiane shumë e famshme, për të kaluar te Silur Show Keys Tirana, dhe pastaj për të vazhduar prapë me DJ. Ndërsa data 31 dhjetor do të fillojë përsëri me Cirkun e Tiranës, do të vazhdojë me celebrimin e kësaj nate, ku do të jetë Ardit Çuni, do të jetë Era Istrefi, do të jetë Arilena Ara, për të arritur në mesnatë, ku do të jetë spektakli i magjishëm i fishekzjarrëve, nga kryetari i Bashkisë dhe përshëndetjet nga të gjithë të ftuarit që do të jenë; për të kaluar përsëri me Ardit Çunin, Era Istrefin, Arilena Ara, dhe për të vazhduar me DJ. Pra janë disa net që Tirana nuk do fiket, vetëm do festohet”, u shpreh Seferi.

Në intervistën televizive, Seferi tha se gjëja shumë e bukur që e ngroh këtë festë është solidariteti.

“Gëzohem vullnetarizmin e qytetarëve të Tiranës për familjet në nevojë duke bërë që kjo festë mos të gëzohet vetëm nga disa persona, por të gëzohet nga të gjithë qytetarët e Tiranës. Realisht është një moment shumë i bukur për të gjithë kur shikon këtë solidaritet, kur shikon këtë festë që përpara se të mbushë sheshin, mbush shpirtin e qytetarëve të Tiranës”, tha Seferi.

Rama ndan pamje nga Gjirokastra

Pamjet tregojnë një atmosferë të gjallë në rrugicat karakteristike të qytetit, ndërsa vizitorët tërhiqen nga arkitektura unike dhe mikpritja tradicionale.

Global 360

Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Në përpjekjen e 58-të për konstituimin e Kuvendit, propozimi i Vetëvendosjes u miratua me 73 vota pro, 30 kundër dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

ÇFARË REPUBLIKE ËSHTË SHQIPËRIA SOT

Ahmet Zogu ishte i pari që kuptoi se Shqipëria mund të funksiononte si një Republike Tregtare.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama ndan pamje nga Gjirokastra

Pamjet tregojnë një atmosferë të gjallë në rrugicat karakteristike të qytetit, ndërsa vizitorët tërhiqen nga arkitektura unike dhe mikpritja tradicionale.