
Shqipëria prezanton potencialin turistik në panairin ndërkombëtar të Londrës
Shqipëria ka ngritur stendën e saj në WTM London 2026, me një agjendë të pasur aktivitetesh që ndërthur turizmin, kulturën, traditën dhe inovacionin.

Shqipëria ka ngritur stendën e saj në WTM London 2026, me një agjendë të pasur aktivitetesh që ndërthur turizmin, kulturën, traditën dhe inovacionin.
WTM London 2026 (World Travel Market London) është një nga panairet më të mëdha dhe më të rëndësishme ndërkombëtare të turizmit dhe udhëtimeve, ku mblidhen përfaqësues të industrisë turistike nga e gjithë bota. WTM London përbën një mundësi për Shqipërinë që të promovojë potencialin e saj turistik në tregun ndërkombëtar, të prezantojë destinacionet kulturore, historike, natyrore dhe bregdetare, si dhe të krijojë kontakte me operatorë dhe agjenci turistike të huaja.
Panairi zhvillohet në datat 3–5 nëntor 2026, në Londër. WTM London është një platformë ndërkombëtare ku takohen ministritë dhe institucionet e turizmit, agjencitë turistike dhe operatorët turistikë, hotelet dhe resortet, kompanitë ajrore dhe të transportit, organizatat kombëtare të promovimit të turizmit, si dhe mediat dhe gazetarët e specializuar në fushën e turizmit.
Panairi synon promovimin e destinacioneve turistike, krijimin e lidhjeve mes operatorëve dhe tregjeve të reja, si dhe shkëmbimin e përvojave dhe ideve në sektorin e turizmit.
Në aspektin mediatik, WTM London është gjithashtu një ngjarje me interes, pasi ofron mundësi për të raportuar mbi zhvillimet në sektorin e turizmit, prezantimin e Shqipërisë dhe bashkëpunimet e reja ndërkombëtare.
Burimi ATSH



















