Shqipëria forcon bashkëpunimin rajonal në kërkim-shpëtimin aeronautik

Forcimi i bashkëpunimit rajonal në fushën e kërkim-shpëtimit aeronautik dhe koordinimi i operacioneve ndërkufitare ishin në fokus të takimit të dytë për vitin 2026 të Komitetit Këshillues Rajonal të Kërkim-Shpëtimit Aeronautik (RASARAC), të organizuar nga Qendra Kombëtare e Kërkim-Shpëtimit (QKKSH).

Në takim mori pjesë zëvendësministrja e Mbrojtjes, Blerina Abrazhda, e cila theksoi angazhimin e Shqipërisë për ndërtimin e një sistemi kërkim-shpëtimi më të fuqishëm, me kapacitete më të larta dhe reagim më efikas.

Ajo nënvizoi se forcimi i këtij sistemi përbën jo vetëm një përparësi kombëtare, por edhe një përgjegjësi të përbashkët rajonale dhe ndërkombëtare.

Diskutimet u përqendruan te koordinimi i operacioneve të kërkim-shpëtimit, vlerësimi i kapaciteteve dhe aseteve SAR të vendeve anëtare, si dhe lehtësimi i procedurave për zhvillimin e operacioneve ndërkufitare.

Në kuadër të aktivitetit u zhvilluan edhe mbledhja e 28-të e Grupit të Ekspertëve dhe mbledhja e 29-të e Bordit Drejtues të vendeve anëtare të RASARAC.

Ky takim i paraprin stërvitjes ndërinstitucionale të kërkim-shpëtimit aeronautik SAREX-2026, e cila do të zhvillohet nesër, me synim testimin e gatishmërisë operacionale dhe forcimin e koordinimit ndërinstitucional në përballimin e situatave emergjente.

Marrë nga ATSH

Rama pritet nga Rutte në Bruksel: Vlerësohet serioziteti i Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve të NATO-s

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim në selinë e NATO-s në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i…

Global 360

Kurti: Serbia duhet ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar si historik rezultatin e arritur nga shqiptarët në zgjedhjet parlamentare në Serbi

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

Një përgjigje ndaj Albatros Rexhajt. "Pse feja nuk duhet të bëhet busull e orientimit gjeopolitik të Kosovës".

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia