“Wanderlust in Albania”

687 konkurrentë nga 40 vende të botës, në 10 ditë u mblodhën 6,284 fotografi dhe 746 Video Reels.


Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se, vetëm në 10 ditë aplikime për Konkursin e parë Ndërkombëtar, magjia e Shqipërisë në objektivin tuaj “Wanderlust in Albania” u mblodhën 6,284 fotografi dhe 746 Video Reels nga Shqipëria Turistike.

Rama përcolli në rrjete sociale pamje mbresëlënëse nga vendet më të bukura të Shqipërisë, teksa bëri të ditur në këtë konkurs kanë aplikuar 687 konkurrentë nga 40 vende të botës.

“Një hartë e gjerë gjeografike e pjesëmarrësve me 687 konkurrentë nga 40 vende të botës, që nga Australia e largët, India, Japonia, Kina e kudo në Europë”, tha Rama.

Kryeministri njoftoi se, mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve dotë zhvillohen më 12 dhjetor në Pallatin e Brigadave, në Tiranë.

Konkursi “Wanderlust in Albania” do të ndahet në 10 kategori, me tematika të ndryshme:
1. Peizazhe (natyrore, malore, bregdetare); 2. Foto panoramike (qytetet e Shqipërisë, fshatrat turistikë); 3. Monumente & site arkeologjike (monumente kulture, kala, amfiteatër, muze dhe site arkeologjikë ose të ruajtur nga UNESCO); 4. Folklor (etnografi, valle, ritual, traditë); 5. Artizanati & Zejtaria; 6. Agroturizëm & Kulinari (ushqime tradicionale, bujtina, agroturizëm); 7. Eventet e aplikacionit TEA (festivale, festa lokale, koncerte, evente artistike, ekspozita etj); 8. Turizmi sportiv & Ekoturizmi (hiking, zhytje, alpinizëm, kajak, parashutizëm, flora & fauna, shtigje, parqe); 9. Arkitekturë (xhami, kisha, arkitekturë mesjetare dhe e re urbane); 10. Fotoreportazh (fotolajm, që rrëfen ngjarje nga jeta).

Në këtë konkurs përmes një jurie me ekspertë do të zgjidhen 300 fotografitë dhe 100 videot reels më të bukura nga Shqipëria turistike, me imazhe që frymëzojnë udhëtimet dhe turizmin, për të pasuruar fondin arkivor të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, si promovuesja kryesore e natyrës së rrallë, traditës, kulturës, artit e historisë shqiptare, për cilindo që dëshiron të vizitojë Shqipërinë.

Ky konkurs do të ketë dy forma votimi, ku do të përzgjidhen 10 fotografitë dhe 10 videot reels më të bukura për secilën kategori përmes një jurie profesionistësh dhe 2 çmime nga votimi online, për fotografinë dhe videon reels më të mirë nga sytë e publikut, votim që do të kryhet në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Turizmit (Visit Albania) në Facebook.

(Marrë nga ATSH)

?❤️ Në vetëm 10 ditë aplikime, për Konkursin e parë Ndërkombëtar magjia e Shqipërisë në objektivin tuaj “Wanderlust in Albania” u mblodhën ? 6284 fotografi dhe ? 746 Video Reels nga Shqipëria Turistike

?❤️ Në vetëm 10 ditë aplikime për Konkursin e parë Ndërkombëtar, magjia e Shqipërisë në objektivin tuaj “Wanderlust in Albania” u mblodhën:

? 6,284 fotografi;
? dhe 746 Video Reels nga Shqipëria Turistike.

? Një hartë e gjerë gjeografike e pjesëmarrësve me ? 687 konkurrentë nga 40 vende të botës, që nga Australia e largët, India, Japonia, Kina e kudo në Europë?

??Mbrëmja gala e ndarjes së çmimeve më 12 dhjetor në Pallatin e Brigadave?

Posted by Edi Rama on Sunday, December 10, 2023

Rama vlerëson Röpke-n: Superhero i heshtur europian, rojtar i dialogut social

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalë në Parlamenti Europian, në seancën plenare të përfundimit të mandatit të presidentit të…

Global 360

Rutte: Shqipëria ka mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama vlerëson Röpke-n: Superhero i heshtur europian, rojtar i dialogut social

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një fjalë në Parlamenti Europian, në seancën plenare të përfundimit të mandatit të presidentit të…