Zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, ambasadori Canaj takon homologun amerikan në Serbi

Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, takim me Ambasadorin e SHBA-ve, Christopher R. Hill.


Ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim Ambasadorin e SHBA-ve në Serbi, Christopher R. Hill.

“Bashkëbiseduam për raportet dhe marrëdhëniet e shkëlqyera strategjike Shqipëri-SHBA, situatën në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat e tij në integrimin evropian”, thuhet në njoftimin e ambasadës shqiptare në rrjetet sociale.

Christopher R. Hill ka mbuluar 32 vite më parë detyrëne e të Ngarkuarit me Punë të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë (tetor-dhjetor 1991),I Dërguar Special i SHBA në Kosovë (1998-1999) dhe Ambasador në Maqedoni (1996-1999)

POSTIMI I PLOTË

Kënaqësi të takoja mikun e vjetër të Shqipërisë dhe timin personal, Ambasadorin e ShBA-së në Serbi, Christopher R. Hill U.S. Embassy Belgrade

I shpreha ngushëllimet e sinqerta, në emër të përfaqësisë sonë diplomatike, për ndarjen nga jeta të Dr. Henry Kissinger, ish-Sekretar i Shtetit, fitues i Çmimit Nobel të Paqes si dhe një nga asetet më të mëdha botërore të marrëdhënieve ndërkombëtare, diplomacisë aktuale dhe politik-bërjes.

Bashkëbiseduam për raportet dhe marrëdhëniet e shkëlqyera strategjike Shqipëri-SHBA, situatën në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat e tij në integrimin evropian.

Kënaqësi të takoja mikun e vjetër të Shqipërisë dhe timin personal, Ambasadorin e ShBA-së në Serbi, Christopher R. Hill…

Posted by Embassy of Albania in Belgrade on Tuesday, December 5, 2023

“GEO Magazine” artikull për Shqipërinë turistike, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar nga revista e njohur franceze…

Global 360

Osmani viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

“GEO Magazine” artikull për Shqipërinë turistike, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar nga revista e njohur franceze…