Rumania, dy vjet me hymnin si i Shqipërisë

Rumania ne vitet 1975-1977 ka mbajtur si hymn zyrtar kolonën zanore të himnit shqiptar


Nga Armand Plaka

Duke marre shkas nga postimi i mikut tim rumun, Alexandru Sterescu (Alexandru Hip Sterescu) hasa ne nje fakt interesant, te cilin realisht e mesova vetem nga ky postim: me konkretisht ate qe lidhet me faktin se Rumania ne vitet 1975-1977 paskesh mbajtur si hymn zyrtar ate qe kishim/kemi dhe ne (muziken po diskutoj ketu sigurisht dhe jo tekstin).

Me iniciativen dhe deshiren e ish-diktatorit Caushesku u urdherua/preferua rikthimi ne nje motiv te vjeter patriotik te kompozitorit Ciprian Porumbescu ne gjysmen e dyte dmth. fundshek. 19, i cili u preferua dhe nga kolonia shqiptare ne Bukuresht ne momentet e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise dhe me tekstin e Asdrenit (qe ishte nje pershtatje shume e afert me tekstin burimor ne rumanisht) u soll dhe u shpernda nder shqiptaret, te cilet shume shpejt do ta perqafonin ate si himnin e tyre kombetar.

Nje fakt tjeter interesant eshte edhe ai se ky motiv perdorej si himni kombetar rumun edhe ne periudhen e monarkise e diktatures se Antoneskut ne vitet ’40, pergjate Luftes se Dyte Boterore, per t’ u zevendesuar nga komunistet pas ardhjes se tyre ne pushtet ne vitin 1947 me nje tjeter motiv qe permbante shume nota, emra e shprehje ideologjike si komunizmi, BRSS dhe Lenini.

Interesant mbetet fakti se u deshen dy vjet derisa lidershipi rumun te kuptonte se himni i tyre zyrtar perkonte me ate shqiptar qe ne ate kohe kishte qene gjithe kohes ne perdorim dhe si pa zhurme urdherohet kesisoj serish zevendesimi i tij ne 1977, duke u zevendesuar serish me nje tjeter pas renies se diktatures pas vitit 1990.

E habitshme pak terheqja e rumuneve, te cilet fare mire mund te kishin pretenduar se kjo ishte nje kreature rumune ne tekst e muzike dhe t’i akuzonin shqiptaret se e kishin vjedhur. Por ata…thjesht qenkeshin terhequr thuajse pa zhurme, edhe pse duket pak e veshtire te mendosh se nje motiv aq i njohur e i kenduar nga gjithe populli dhe embleme e shtetit sic eshte cdo himn kombetar, te zevendesohet aq lehtesisht me nje te rene te lapsit. Por….kuptohet…ne ate kohe ne Rumanine Socialiste bishti dhe sqepari ishin ne duart e nje njeriu????.

Po aq interesant eshte edhe fakti se e njejta pjese muzikore i paskesh rene ne sy nje komuniteti apo bashkie ne Britani te Madhe pas viteve ’90, te cilet e kane preferuar ate si “himn te qytetit” te tyre, gje e cila ka sjelle (pas venies se ketij fakti ne dukje nga ana e nje gazetari rumun te kohes ne shtypin vendas) edhe nje lloj irritimi nga ana e rumuneve, te cilet me shpoti theksonin ne komentet e tyre se te pakten shqiptaret e pohojne hapur se e kane marre himnin e tyre nga Rumania dhe se jane falenderues per kete, kurse ju thjesht keni bere nje vjedhje te hapur pa na pyetur fare

Lexo më shumë nga

Rritet me 15% numri i turistëve në Lezhë, Rama: Kalimi në turizmin e resorteve me 5 yje, domosdoshmëri ekonomike dhe gjeostrategjike

Kryeministri Edi Rama ndau sot statistikat mbi rritjen e numrit të turistëve në Lezhë, ku regjistrohen 15% më shumë tursitë…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rritet me 15% numri i turistëve në Lezhë, Rama: Kalimi në turizmin e resorteve me 5 yje, domosdoshmëri ekonomike dhe gjeostrategjike

Kryeministri Edi Rama ndau sot statistikat mbi rritjen e numrit të turistëve në Lezhë, ku regjistrohen 15% më shumë tursitë…