Balluku: Shkolla e mesme bujqësore në Cërrik do të kthehet në një qendër rajonale

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, inspektuan shkollën e mesme bujqësore në Cërrik


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, inspektuan shkollën e mesme bujqësore në Cërrik, ku së shpejti do të nisë edhe rikonstruksioni i konvikteve, për të kthyer këtë shkollë në një qendër rajonale.

Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se do të ketë një fokus të përqendruar tek arsimi profesional, pasi në treg është gjithmonë shumë vështirë të gjenden profesionistë të tillë dhe padyshim një rëndësi e veçantë do t’i jepet bujqësisë.

“Ministria e Ekonomisë dhe Financave do të ketë një fokus të përqendruar tek arsimi profesional dhe sigurisht të gjitha shkollat profesionale janë të rëndësishme, ato që prodhojnë hidraulikët, elektricistët, sepse gjejmë gjithmonë e më pak në treg. Por nga ana tjetër, bujqësia qëndron në krye të listës. Ju do të keni mbështetjen tonë maksimale për sa i përket laboratorëve”, tha zv/kryeministrja.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj theksoi se duke qenë se shkolla e mesme bujqësore në Cërrik do të kthehet në një qendër rajonale, ministria do të bëjë të gjitha alokimet e duhura të fondeve për t’u siguruar edhe bazën materiale për studim.

“Këtij investimi në infrastrukturën akomoduese për të shtuar kapacitetet e studentëve do t’i shtojmë edhe bazën materiale. Në buxhetin e vitit që vjen do të sigurojmë fondet, në mënyrë që të ofrojmë të gjithë bazën materiale edhe për numrin e shtuar të nxënësve”, tha Denaj.

Sipas saj, duhen shumë më tepër studentë.

“Është e vështirë të merresh me bujqësi, por bujqësia në këtë zonë jep rendiment ekonomik, ndaj dhe lëvizja demografike në këtë zonë është e ulët”, u shpreh Denaj.

Sipas saj, biznesi do t’i punësojë në mënyrë të menjëhershme dhe do t’i paguajë mirë.

Nga ana tjetër zv/ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani bëri të ditur se asnjëherë nuk është i vështirë punësimi për të rinjtë që përfundojnë studimet në arsimin e mesëm professional.

Të dhënat e fundit, tha ajo, tregojnë se 60 % e studentëve që përfundojnë studimet gjejnë punë brenda 6-mujorit të parë.

Konvikti i ri që do të ndërtohet parashikohet të akomodojë deri në 200 studentë dhe pritet të jetë gati në fillim të vitit të ardhshëm shkollor.

(Marrë nga ATSH)

Gonxhja: Shpallja e Dhërmiut qendër historike, forcim i mbrojtjes së vlerave historike dhe kulturore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se me shpalljen e Dhërmiut qendër historike nga Këshilli…

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Gonxhja: Shpallja e Dhërmiut qendër historike, forcim i mbrojtjes së vlerave historike dhe kulturore

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh sot se me shpalljen e Dhërmiut qendër historike nga Këshilli…