Shqipëria shkatërron Çekinë, Kuqezinjtë në Euro 2024

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 ndaj Çekisë ndeshjen e luajtur sonte në stadiumin “Air Albania”


Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 ndaj Çekisë ndeshjen e luajtur sonte në stadiumin “Air Albania” të vlefshme për kampionatin europian, Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.

Kuqezinjtë janë në krye të Grupit E me 13 pikë, Polonia renditet e dyta me 9 pikë, ndërsa çekët i ndjekin me 8 pikë.

Trajneri Silvinjo bëri pak ndryshime në rreshtimin e tij duke i besuar thuajse plotësisht grupit të lojtarëve me të cilët ka përballuar ndeshjet e fundit.

Në portë konfirmohet Berisha si titullar, edhe pse mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Polonisë për shkak të situatës shëndetësore. Ndërkohë, në mbrojtje është Ajeti me Gjimshitin në qendër dhe Hysaj me Mitajn në krahë.

Në mesfushë Silvinho rreshtoi Asllanin, Bajramin dhe Ramadanin.

Ndërsa sulmi iu besa treshes, Asani, Seferi nga krahët dhe Cikalleshi në qendër.

Çekët u treguan menjëherë rrezikshëm me një gjuajtje të fortë, të kontrolluar në dy kohë nga Berisha.

Por në minutën e 9’ ishte Asani që me një gjuajtje nga distanca shënoi në portën e mbrojtur nga Pavlenka.

Çekët provuan sërish, por Çernji nuk arriti të kopjojë Asanin, pasi gjuajtjen nga jashtë zonës e grushtoi Berisha.

Në të 18-ën kundërsulm i rrufeshëm i kuqezinjve me Cikalleshin, i cili në krahun e majtë arrin deri pranë portës, pro sheh gjuajtjen e tij të devijohet nga portieri Pavlenka.

Në minutën e 26, Bajrami nis një sulm të rrufeshëm të kuqezinjve me kombinimin me Çikalleshin dhe Asllanin, por pasimi i këtij të fundit nuk e nis dot të vetëm drejt portës.

Në të 38-ën çekët shënuan pas zhvillimit të një goditje dënimi me Çutil, i cili shtyn më dorë topin në rrjetë. Gjyqtari anulon golin si dhe i tregon kartonin e dytë të verdhë sulmuesit, duke lënë Çekinë me 10 lojtarë. I verdhë edhe për Kufal për protesta.

Me rezultatin 1-0 mbyllet pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 52-të kuqezinjtë dyfishuan rezultatin, teksa pas një kundërsulmi perfekt ishte Seferi, i cili çoi topin në rrjetë.

Në minutën e 73-të Kombëtarja shënon sërish me një kundërsulm perfekt nga Ramadani, i cili pason tek Daku, i cili e mbron topin nga mbrojtësi kundërshtar dhe pason tek Seferi, i cili shënon pak metra larg portës.

Në minutën e 82-të Shqipëria shënoi golin e 4-t ndaj Çekisë, teksa ishte Arbnor Muja, i cili me një kundërsulm të shpejtë mposhti portierin Pavlenka, por gjyqtari e anuloi.

Me këtë fitore 3-0 kuqezinjtë janë fare pranë ëndrrës së kualifikimit për në EURO 2024. /ATSH

Lexo më shumë nga

“Miqtë e Ballkanit Perëndimor”

Ambasadoret dhe ambasadorët e „Miqve të Ballkanit Perëndimor“ u takuan dje me kryetarin e parlamentit Niko Peleshi dhe me kryetarët…

Global 360

Kurti pret Hamzën, diskutojnë rrugët për ndryshimin e aktgjykimit të Speciales

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për një…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

“Miqtë e Ballkanit Perëndimor”

Ambasadoret dhe ambasadorët e „Miqve të Ballkanit Perëndimor“ u takuan dje me kryetarin e parlamentit Niko Peleshi dhe me kryetarët…