Kisha 247-vjeçare e “Shën e Premtes” në Përmet

Ka përfunduar së ndërtuari më 20 prill të vitit 1776.


Nga Andrea Llukani

KISHA E “SHËN E PREMTES” – PËRMET, VITI 1776

 

Kisha e “Shën e Premtes” gjendet në jugperëndim të qytetit. Kisha ka përfunduar së ndërtuari më 20 prill të vitit 1776. Ky fakt vërtetohet nga një mbishkrim i slkalitur rreth një guri të rrumbullakët ranor, i cili gjendet në hajatin e kishës: Ηλιας Χρισσυτ. Ρ. 1776 απριλιου κ ανηγερθη ο ναος ουτος δια εξοδον ολον τον σι(ν)τροφον. Προτροπη δε κε κτητορ. Λεοντιου Ηκονομου Π(α)π(α) τζελο. Κεγιλις Ηλιατης κ(αι) επιτροπος Λεοντ(ι)ω. “Ilia Hirësi. 1776 prill 20 u ndërtua ky tempull me shpenzimet e të gjithë shokëve. Nxitja dhe ktitori ka qenë Leondi, ekonomi, papa Celo. Dhe Fili dhe epitrop Leonti”.

Prej këtij mbishkrimi mësojmë se kryemjeshtër në ndërtimin e kishës ka qenë Ilia Kristo, ndërsa ktitor ka qenë ikonom Leonti. Kisha është e tipit bazilikë me tre nefe me përmasat 12×16 metra dhe përbëhet nga naosi, narteksi, altari dhe hajati. Kisha mbulohet me çati dyujëse me rrasa guri. Muratura e kishës është prej grurë shtufi të lidhur me llaç gëlqereje. Apsida e kishës është shtatëfaqëshe dhe është punuar me gurë të skuadruar dhe me nike me harqe tullash. Kisha është pikturuar në vitin 1808 nga Terpo Zografi.

Mbi faqen e murit perëndimor brenda naosit të kishës është shkruar: + Ανιστορίθη ο ναος τουτος της αγιας Παρασκευης δη εξοδων των / χριστιανων αρχιερατευοντος του πανιερωτατου αγιου Κοριτζας Κυριου / Ιωασαφ εφημερευοντος ο σακελαριος π(α)π(α) κυρ Πανος και ο αρτο / φυλαξ π(α)π(α) Κυρ Ζοτος επιτροπια δε του Κυρ Δημητρι Στεφανου / επι ετος 1808 σεπτεμβριος δια χειρος Τερπον Ζωγραφου ειου Κωνστα / ντινου Ζωγραγου εκ Κοριτζας. “U pikturua ky tempull i shën e Premtes, me shpenzimet e të krishterëve, në kohën e peshkopatit të gjithhirshmit, shenjtit të Korçës, zotit Joasaf, në kohën kur ishte famullitar Saqelari Kir Pano dhe kartofilaks Kir Papa Zoto, kur ishte kujdestar zoti Dhimitër Stefani, në vitin 1808 shtator. Me dorën e Terpo Zografit birit të Kostandin Zografit, nga Korça”.

Afresket gjenden në faqet anësore të naosit, me brezin e madh të shenjtorëve, brezin e madalioneve dhe mbulojnë harqet, qemerët dhe kupolat e kishës. Skenat biblike janë nga Dhiata e Vjetër dhe Dhiata e Re. Këto skena fillojnë me “Krijimin e Adamit”, “Krijimi i Evës nga brinja e Adamit”, “Dëbimi nga parajsa” etj. Këto afreske janë të mbushura me motive nga bota bimore. Ambienti i altarit ndahet me naosin me anën e një ikonostasi prej druri të gdhendur. Ikonostasi është gdhendur nga mjeshtër Dhimitri nga Konica. Mbi ikonën e Shën Naumit në ikonstasin e kishës gjendet mbishktimi: Δια χηρος δεησεος Νικολαου του Γουγα α ψ ν (=1750). “Me dorën dhe lutjen e Nikollë Gugës 1750”. Kisha e “Shën e Premtes” është shpallur monument kulture më 1963. Në vitin 1964 kisha e “Shën e Premtes” është përmbytur prej përroit që kalon aty pranë. Uji i përzier me baltë shpërtheu derën jogperëndimore të narteksit dhe mbushi naosin deri në lartësinë tre metra, duke shkaktuar dëme të mëdha në pikturën murale të kishës. Punimet për kullimin e ujërave filluan në vitin 1967. Më pas u restaurua narteksi dhe naosi. Gjithashtu muralet e kishës janë restauruar edhe në vitet 1981-1982.

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.