“Dëshpërimi” i Jean-Joseph Perraud, çasti kur shpirti i trazuar shndërrohet në altar

Ju mund të vini prej një realiteti imagjinar siç erdhi edhe vetë “Dëshpërimi” i francezit, Jean-Joseph Perraud


Nga Albert Vataj

A jeni ndjerë ndonjëherë kaq të dëshpëruar sa “Despair” i Perraud?

I dëshpëruar në atë masë saqë e gjithë prania juaj të kridhet në një prehje, që duket më shumë si një kontraktim, si përfshirja në një gjendje përgjimi të zëshmërisë së shpirtit, se sa si një dorëzim.

Ju mund të vini prej një realiteti imagjinar siç erdhi edhe vetë “Dëshpërimi” i francezit, Jean-Joseph Perraud 1869, por nevoja për një reflektim të tillë mund të jetë edhe si domethënia e themeltë e shprehjes “Asgjë nuk zgjat në këtë botë përveç dhimbjes”, pagëzim që “Dëshpërimi” pati kur u prezantua për herë të parë në Sollon, Paris, në vitin 1861.

Megjithatֻë “Nuk ka asgjë si dëshpërimi për të mprehur ndjenjën tuaj të përqëndrimit.” mendonte Thomas Newman. Një prag, ku e stuhishmja e çdoditshmërisë na hedh, ndoshta jo me kaq delikatesë dhe shprehi estetike, por gjithsesi na nxjerr nga shkëmbi i përplasjes, duke e shndërruar këtë çast në një reflektim krijues.

\

Ky dëshpërim-art, vjen prej 154 viteve të shkuara, por i flet edhe të sotmes me të njëjten gjuhë që u tregoi parizienëve shpirtjen e artistit. Komunikon edhe me tashmërinë, siç tenton të ngre atë urë komunikimi të ndërbrezshëm.

Ju që pushtoheni nga kjo andje arti, dhe e keni ndjerë peshën e këtij mermeri që nxjerr njeriun nga thellësia e kohës për ta prehur në përjetësi, përmes një çast të vetëm dëshpërimi, ju mund t’i përkisni edhe të sotmes, të cilën më shumë se dëshpërimi, asgjë tjetër nuk e kërcënon paqen shpirtërore dhe kredhjen trupore. Ndoshta jo ngjashmërisht me “Dëshpërimin” e, Jean-Joseph Perraud (26 prill 1819, Jura – 2 nëntor 1876), por në sintezë me si e përkufizon William S. Burroughs, i cili mendonte se: “Dëshpërimi është lënda e parë e ndryshimit drastik…”.

Gjithsesi ne nuk mund t’i fshihemi situatës së dëshpërimit, e cila mund të mos gjendet kurrë në një kompozim artistik, por pjesë organike e marrëdhënies sonë me realitetin, me mënyrën se si ne i qasemi një dëshmimi transparent të potencialit ndjesor dhe meditativ, si një jetësim i së njerëzishmes, sepse sipas Jim Carrey, “qeniet njerëzore nuk mësojnë asgjë pa dëshpërim. Dëshpërimi është një përbërës i domosdoshëm për të mësuar diçka ose për të krijuar diçka.”

Nëse kjo epje arti na thërret si në një ceremonial të shenjtë përfshirjeje dhe përjetimi, duhet të njëmendemi më Benjamin Disraeli, i cili mendon se “Dëshpërimi ndonjëherë është frymëzues po aq i fuqishëm sa edhe gjenialiteti.”

Shqetësohu, ij i trazuar, shpresëhumbur mund të jesh, i dëshpëruar, por ky monument të tregon se gjendja juaj nuk është thjeshtë një akt reagimi, mund të jetë edhe një forcë që momentin e kthen në altar, art ndoshta!

Dita e Gjuhës Amtare, COD aktivitet për shqipen dhe dialektet e saj

Mbrojtja e gjuhëve në botë, lufta kundër zhdukjes së tyre dhe ruajtja e identitetit të kombeve nëpërmjet gjuhës, janë qëllimet…

Global 360

Rezoluta e Bordit të Paqes miratohet unanimisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot rezolutën e Bordit të Paqes si kryetar i Bordit, sipas “NBC News”.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Dita e Gjuhës Amtare, COD aktivitet për shqipen dhe dialektet e saj

Mbrojtja e gjuhëve në botë, lufta kundër zhdukjes së tyre dhe ruajtja e identitetit të kombeve nëpërmjet gjuhës, janë qëllimet…