Rama: Të mundësohet lëvizja me karta identiteti në Bosnjë-Hercegovinë për qytetarët e Kosovës

Kryeministri Edi Rama kërkoi që të mundësohet lëvizja e lirë me karta identiteti e qytetarëve të Republikës së Kosovës në Bosnjë-Hercegovinë.


Kryeministri Edi Rama kërkoi sot që të mundësohet lëvizja e lirë me karta identiteti e qytetarëve të Republikës së Kosovës në Bosnjë-Hercegovinë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Krišto në Sarajevë, Rama u shpreh se, “nuk është sekret që Republika e Shqipërisë mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe në vende të tjera, dhe unë ia thashë dhe kryeministres që ne jemi shumë të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit dhe në radhë të parë marrëveshja për lëvizjen e lirë, me kartë identiteti për qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës të mundësohet sepse është e pakuptimtë që ne të kemi problematika të kësaj natyre që zbresin deri në nivelin e qytetarëve, ndërkohë që politika duhet t’iu shërbejë në radhë të parë të gjithë qytetarëve, pa dallim”, tha Rama.

“Unë dëshiroj të besoj që ashtu sikundër vetë Serbia i ka firmosur ato marrëveshje edhe Bosnjë-Hercegovina do e bëjë këtë gjë”, theksoi Rama. /ATSH

Moreira de Sousa: Shqipëria në një fazë të re drejt BE-së, reformat duhet të zbatohen

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të rëndësishme të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me hapjen e…

Global 360

Putin: Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj përballjeje ushtarake me Evropën

Rusia nuk po përgatitet për asnjë lloj konflikti ushtarak me Evropën, deklaroi sot presidenti rus Vladimir Putin, gjatë një konference…

Diplovista

Linda Rama intervistë për “Fortune Greece”: Nga qëndrueshmëria tek konkurrueshmëria, narrativa e re e rritjes për Ballkanin Perëndimor

Në intervistën e saj për “Fortune Greece”, Linda Rama thekson se sot, pyetja për rajonin e Ballkanit Perëndimor është nëse…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Pas vetingut, sfida është konsolidimi i institucioneve të drejtësisë

"Drejtësia shqiptare ndodhet pikërisht në këtë pikë të rrugës"

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Moreira de Sousa: Shqipëria në një fazë të re drejt BE-së, reformat duhet të zbatohen

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të rëndësishme të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me hapjen e…