Peleshi: Shqipëria në këtë 10-vjeçar, anëtare e BE-së

I pranishëm ishte në takim edhe kryeministri dhe njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama


Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Korçës, Niko Peleshi deklaroi sot se, Shqipëria nuk është më një vend në zhvillim, por një vend që në 10-vjeçarin e ardhshëm do të jetë pjesë e BE-së

I pranishëm në takimin e kryeministrit dhe njëherazi kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama me gra dhe vajza në Korçë, Peleshi u shpreh në fjalën e tij, se kontributi i grave dhe vajzave, jo vetëm në shoqëri, por edhe në politikë dhe në qeverisjen e vendit është rritur vitet e fundit.

“Nuk është rastësi që në këto vite e kemi çuar rolin e gruas dhe vajzave në vendet e zhvilluara, madje i kemi kaluar. Ne jemi vendi i parë në botë me përqindjen më të madhe të grave në qeveri. 75 % e kabinetit qeveritar janë gra dhe vajza. Në Shqipëri infrastruktura dhe energjia drejtohen nga një grua, financat nga një grua, diplomacia nga një tjetër grua. Po ashtu arsimi, shëndetësia, sipërmarrja dhe inovacioni”, tha ai.

Duke folur për punë e qeverisë në këto 10 vite, Peleshi theksoi se, është bërë një punë e madhe dhe Shqipëria nuk është më një vend në zhvillim, por një vend që në 10-vjeçarin e ardhshëm, do të jetë pjesë e BE-së.

“Po mbyllim një dekadë punë. E kemi filluar nga minusi, nga gropa të mëdha financiare, nga rrugë pa rrugë, nga plagë të mëdha sociale, nga paga të ulëta dhe sot jemi ne që i shohim të gjithë në sy dhe u themi se erdhi dita e Shqipërisë. Erdhi dita të flasim, jo më për një Shqipëri në zhvillim, por ta vendosim yllin e ambicies shumë lart në mes të vendeve të zhvilluara. Në këtë 10-vjeçar që po troket Shqipëria nuk do të jetë më një vend me probleme dhe me kërkesa minimale, me nevoja bazike të pazgjidhura si uji, kanalizimet. Në këtë 10-vjeçar Shqipëria do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, do të jetë një vend evropian. Do të jetë një vend i krahasueshëm me vendet evropiane, për sa i përket pagës, të ardhurave dhe zhvillimit në përgjithësi. E në këtë faze të re ku po trokasim ne na duhen të gjithë. Na duhet i gjithë potenciali i shoqërisë. Nuk mund të shkojmë aty ku synojmë nëse nuk kemi me vete dhe në ballin e punës, gjysmën më vitale, më të bukur, më energjike, që janë gratë dhe vajzat”, tha Peleshi.

Peleshi takim në Vatikan me papa Leonen XIV

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, u takua në Vatikan me Atin e Shenjtë, papa Leonen.

Global 360

Macron pas takimit me Ramën: Franca riafirmon mbështetjen për integrimin evropian të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama u prit sot në takim në Pallatin “Elysée” nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Diplovista

Rama në FII Europe 2026: Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës

Shqipëria po merr rol strategjik në sigurinë energjetike të Evropës, deklaroi kryeministri Edi Rama në samitin ”Future Investment Initiative Europe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Dita Botërore e Refugjatëve dhe 75-vjetori i Konventës së Gjenevës: Premtimi i njerëzimit që nuk duhet harruar

20 Qershor 2026 - Dita Botërore e Refugjatëve. 28 Korrik 2026 - 75-vjetori i Konventës së vitit 1951 mbi Statusin…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Chiara Modica Dona dalle Rose, Custode della Memoria, Artefice del Futuro

l’Anima di Skanderbeg e il Sogno di Leonardo da Vinci in una Donna del XXI Secolo