Katër trofe, shkollat e Përmetit triumfojnë ndaj atyre të Gjirokastrës

Përmeti vazhdon traditën e shkëlqyer me ekipet sportive tashmë të krijuara në të gjitha shkollat e qytetit


Përmeti vazhdon traditën e shkëlqyer me ekipet sportive tashmë të krijuara në të gjitha shkollat e qytetit: dy 9-vjeçaret “Nonda Bulka” dhe “Meleq Gosnishti”, si dhe me ato të gjimnazit “Sami Frashëri”.

Pas fitoreve në qytetet e tjera të Qarkut, u zhvilluan finalet midis ekipeve të basketbollit të shkollave të Përmetit me ato të Gjirokastrës.

Vajzat e shkollës “Meleq Gosnishti”, djemtë e shkollës “Nonda Bulka” dhe ekipet e vajzave dhe djemve të gjimnazit “Sami Frashëri” i fituan të katërta ndeshjet me ekipet respektive nga Gjirokastra.

Një punë e lavdërueshme e trajnerit veteran Et’hem Kaso dhe trajnereve Anila Çobo dhe Melita Male.

Të pranishëm në këtë aktivitet të bukur sportiv ishin edhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, deputetja e Përmetit, Mirela Kumbaro, kryebashkiakja e Përmetit, Alma Hoxha dhe kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi.

POSTIMI I BASHKISË PËRMET

SHKËLQEJNË SPORTISTËT E VEGJËL!

?Ekipet sportive tashmë të krijuara në të gjitha shkollat e qytetit, zhvilluan ndeshje në rang qarku.
?Sot jemi krenar më shumë se kurrë pasi finalizuan me ?fitore kampionatin e zhvilluar me ekipet sportive të Gjirokastrës.
?❤️Pas fitoreve në qytetet e tjera të Qarkut, u zhvillua finalja midis ekipeve të ?basketbollit të shkollave:
⛹️‍♀️Vajzat e shkollës “Meleq Gosnishti”
⛹️‍♂️Djemtë e shkollës “Nonda Bulka”
⛹️‍♀️⛹️‍♂️Vajza dhe djem të gjimnazit “Sami Frashëri”
dhe ekipeve të ?basketbollit të shkollave të Gjirokastrës.
?Në të 4 ndeshjet fitorja ishte e Përmetit.
?Urime mësuesve të përkushtuar të Edukimit Fizik dhe fëmijëve sportistë të dalluar që na bëjnë krenar.?
?Jeni më të mirët!

SHKËLQEJNË SPORTISTËT E VEGJËL!

?Ekipet sportive tashmë të krijuara në të gjitha shkollat e qytetit, zhvilluan ndeshje…

Posted by Bashkia Përmet-Faqja Zyrtare on Saturday, April 15, 2023

Gonxhja: Ndërthurja e turizmit, sportit dhe aktiviteteve, faktor kyç për promovimin ndërkombëtar

Investimet strategjike në sektorin e mikpritjes, zhvillimi i destinacioneve turistike dhe projektet me karakter unik në Shqipëri ishin në qendër…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Gonxhja: Ndërthurja e turizmit, sportit dhe aktiviteteve, faktor kyç për promovimin ndërkombëtar

Investimet strategjike në sektorin e mikpritjes, zhvillimi i destinacioneve turistike dhe projektet me karakter unik në Shqipëri ishin në qendër…