“Për Klarën”, gazetaren online të grupit “Përmetarë në vite”

Në ditën e saj të lindjes, Klara Kreci Apostolatun, duhet ta përshkruash me vargjet e poetëve më të mirë përmetarë.


Nga Dash Frashëri, botues i TiranaDiplomat.com

“Për Luizën” është ndoshta një nga kompozimet më popullore të gjeniut të muzikës, Ludvig van Bet’hoven, e shkruar në vitin 1860, gati 163 vjet më parë.

“Për Klarën” është një profilet që më emocion më shumë tani që po e shkruaj, ku zhurma që krijon tastiera kur shtyp tastet më tingëllon si muzikën më të bukur për një urim ditëlindje.

 

Në ditën e saj të lindjes, Klara Kreci Apostolatun, mund ta përshkruash me fjalët më të zgjedhura nga poetët më të mirë përmetarë.

“Mozaikun” e urimit tim do ta zgjidhja nga një varg i Bardhyl Londos, një tjetër nga Thomaidha Tanuçi, Sinan Vaka, Lumo Kolleshi apo Ligor Shyti.

Thjesht dua të them urimin tim: “Klara, nuk kanë rëndësi as vitet që ke kaluar, dhe as ato që do të vinë. Jetoje jetën. E lumtur”.

Kur 19 vjet më parë, në 1994, botoja gazetën lokale modeste “Opinion” , Klara ishte një nga kontribueset dhe bashkëthemeluese e numrit të parë.

Ato 30 metra që i ndanin shtëpitë tona dikur – unë jetoj prej mëse 25 vitesh në Tiranë dhe ajo prej kohësh në Greqi, ku ka krijuar familjen e saj – ishin “bulevardi i debateve” tona të bukura.

Biseda me Klarën ishte një kënaqësi e shumëfishtë.

E çmoja për elokuencën e të folurit, argumentet që sillte, faktet që iu referohej. Një bisedë që mund të zgjaste si një udhëtim pa fund!

Kur ajo dhe Hektor Lole ideuan dhe krijuan grupin “Përmetarë në Vite” , me pasionin dhe përkushtimin e tyre, të cilin e çmoj jashtëzakonisht, krijuan “Muzeun e Përmetarëve”, “Arkivin më të çmuar fotografik.

Urimi për një përvjetor ditëlindje, apo ngushëllimet kur një përmetar ndërron jetë, mund të duket si diçka e zakonshme, por Klara dhe Hektori (një mik i vjetër imi), e shndërruan një një dritare të bukur komunikimi midis përmetarëve.

Jam i lumtur që jam pjesë e grupit, dhe që përmes mediave që kam krijuar të pasuroj sado pak me profilet e përmetarëve që publikoj, veçanërisht në “Tirana Diplomat”, një media me audiencë ndërkombëtare.

Mikja ime, Klara, të uroj ta kalosh sa më bukur sot, edhe pse ti i ke çdo ditë të tilla.

 

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.

Global 360

Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët frymëzim edhe për vendet e tjera

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni interviste me gazetarin Maurizio Belpietro, në kuadër të eventit ”Il giorno della verita”

Diplovista

Moisiu: Greqia të ndryshojë sjelljen ndaj Shqipërisë!

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, intervistë për Euronews Albania

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Shkolla e shkrimtarit

Shkrimtari nuk bëhet nga shkolla, shkrimtari lind.

Profil

Ibrahim Kodra, “poskubisti” i fundit në Europë

Kur ishte fëmijë, portreti që i bëri komandantit të xhandarmërisë së qytetit rezultoi fatsjellës për të.

Masmedia

Veliaj: TEDA Tirana prezantohet së shpejti në Samitin e Teknologjisë në Tokio

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim ambasadoren e Japonisë në Tiranë, Kikuko Kato.