Një mbrëmje festive, dedikuar diasporës shqiptare në Greqi

Në kuadër të festimeve për 114-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe 82-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi organizoi në Athinë, një mbrëmje gala kushtuar diasporës shqiptare.


Në kuadër të festimeve për 114-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe 82-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi organizoi, në hotelin Divani Caravel në Athinë, një mbrëmje gala kushtuar diasporës shqiptare.

Për herë të parë, festimet e Nëntorit Shqiptar në Greqi u nderuan me praninë e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Ferit Hoxha.

POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE

Në kuadër të festimeve për 114-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe 82-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi organizoi, në hotelin Divani Caravel në Athinë, një mbrëmje gala kushtuar diasporës shqiptare.

Për herë të parë, festimet e Nëntorit Shqiptar në Greqi u nderuan me praninë e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Ferit Hoxha. Në fjalën e tij, ministri vlerësoi kontributin e diasporës shqiptare në Greqi në zhvillimin e të dy vendeve, rolin e saj si urë miqësie e bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, identitetit kombëtar dhe lidhjeve me atdheun.

Ai theksoi gjithashtu angazhimin e shtetit shqiptar për mbështetjen e bashkatdhetarëve, mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe adresimin e çështjeve që prekin komunitetin shqiptar në Greqi, në bashkëpunim me autoritetet greke.


Në fjalën e saj përshëndetëse, Ambasadorja Luela Hajdaraga e cilësoi këtë mbrëmje si një moment të veçantë bashkimi dhe vlerësimi për diasporën, duke vënë në pah kontributin e saj përmes punës, integrimit dhe promovimit të vlerave shqiptare në shoqërinë greke. Ajo rikonfirmoi angazhimin e Ambasadës për forcimin e partneritetit me Greqinë dhe zgjerimin e mbështetjes për qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë në këtë vend.

Mbrëmja mblodhi mbi 500 të ftuar, mes tyre personalitete të shquara nga bota politike, akademike, shkencore, artistike e shoqërore, përfaqësues të shoqatave shqiptare nga të gjitha trevat e Greqisë, sipërmarrës, bashkatdhetarë dhe miq grekë.

Të ftuarit u pritën nga vajza të veshura me kostume tradicionale shqiptare dhe vizituan ekspozitën e përgatitur nga Fondacioni TraditaAL, kushtuar trashëgimisë sonë kulturore dhe identitetit kombëtar.

Nën ngjyrat kuq e zi dhe në një atmosferë festive e plot emocione, të pranishmit shijuan programin artistik me këngëtaren e mirënjohur Eneda Tarifa, Ansamblin “Shqiponja”, si dhe artistë, grupe polifonike e valltarë nga komuniteti shqiptar në Greqi.

Një falënderim i veçantë për të gjithë artistët dhe kontribuesit e kësaj mbrëmjeje:

🎤 Prezantimi: Eliona Gjergo

🎶 Këngëtaret: Teuta Pango, Erefili Çala Shyti, Aisha Musta Aliçkaj

🎵 Rapsod: Vladimir Lleshi

Grupet Polifonike

“Vëllazërimi”, “Malli i Mërgimtarit”, “Lot Kurbeti”, “Zëri i Traditës”.



Grupet e Valleve:

“Bashkimi Delviniot”, Lidhja e Shqiptarëve në Greqi “Tirona”, “Aromë Myzeqeje”, “Rrënjët Tona”, “Jeta”, “Bashkimi Shqiptar Patra”, “ Na Bashkoi Vallja Popullore”.

📸 Fotograf Genti Malo

Mbrëmja gala shënoi një përmbyllje festive të aktiviteteve të Nëntorit Shqiptar dhe një dëshmi të gjallë të potencialit, solidaritetit dhe energjisë së diasporës shqiptare në Greqi.

Gëzuar Festat Kombëtare 🇦🇱

Një mbrëmje festive, dedikuar diasporës shqiptare në Greqi

Në kuadër të festimeve për 114-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe 82-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, Ambasada e Republikës së…

Global 360

Begaj me Shiroka-Pulën: Kosova meriton një qasje të re nga BE-ja!

Në nisje të punimeve të Samitit të Procesit të Brdo-Brijunit në Ohër, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kazakistani në një cikël të ri historik: reformat, zhvillimi dhe mundësitë për Shqipërinë

Marrëdhëniet ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë kanë tashmë një bazë diplomatike prej më shumë se tri dekadash

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Një mbrëmje festive, dedikuar diasporës shqiptare në Greqi

Në kuadër të festimeve për 114-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe 82-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë, Ambasada e Republikës së…