
Hoxha dënon sulmin me dron në Kuvajt: Ngushëllime për viktimat italiane
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha shprehu sot ngushëllimet për humbjen e jetës së dy shtetasve italianë në sulmin me dron në Kuvajt.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha shprehu sot ngushëllimet për humbjen e jetës së dy shtetasve italianë në sulmin me dron në Kuvajt.
Në një reagim në rrjetin social X, Hoxha shprehu solidaritetin me familjet e viktimave, popullin dhe qeverinë italiane.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja tragjike e jetës së dy shtetasve italianë në sulmin me dron në Kuvajt. Shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet e viktimave, si dhe për popullin dhe qeverinë italiane”, shkroi Hoxha.
Ai dënoi gjithashtu sulmet e Iranit ndaj vendeve fqinje dhe rikonfirmoi solidaritetin e Shqipërisë me partnerët në Gjirin Persik.
“Dënojmë fuqimisht sulmet e papërgjegjshme të Iranit kundër vendeve fqinje dhe rikonfirmojmë solidaritetin tonë me partnerët tanë në Gjirin Persik”, theksoi ministri.
Dy shtetas italianë, të cilët punonin si teknikë për kompaninë “Rheinmetall Italia”, kanë humbur jetën sot pas një sulmi me dronë iranianë ndaj një objekti ushtarak në Kuvajt, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Burimi ATSH


















