35-vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Vatikan, Hoxha takohet me Atin e Shenjtë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë, në kuadër të shënimit të 35-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Vatikanit.

Gjatë qëndrimit në Vatikan, ministri Hoxha u takua me papa Leone XIV, duke i shprehur mirënjohjen për vëmendjen dhe dashamirësinë e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar.
“Shqipëria dhe Selia e Shenjtë ndajnë një lidhje të veçantë, të rrënjosur në histori dhe të ushqyer nga vlera të përbashkëta: dinjiteti njerëzor, dialogu, bashkëjetesa dhe paqja”, u shpreh Hoxha.
Ministri Hoxha nënvizoi gjithashtu rëndësinë që marrin në kontekstin e sotëm ndërkombëtar mesazhet e Atit të Shenjtë për paqen, solidaritetin, zhvillimin dhe respektimin e dinjitetit njerëzor.
Burimi ATSH