Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, ambasadorja e BE-së: Asnjë grua nuk duhet ta përballojë e vetme dhunën

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, përcolli një mesazh në nisje të fushatës “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, duke vënë në vëmendje rëndësinë e mbështetjes për gratë që përjetojnë dhunë.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri dhe UN Women, u prezantua historia e një gruaje që, pas përjetimit të dhunës në familje dhe divorcit, arriti të rindërtojë jetën e saj dhe të krijojë mundësi të reja për veten dhe vajzën.

Në dëshminë e saj, gruaja rrëfen vështirësitë e përjetuara pas ndarjes, përpjekjet për t’u kujdesur për vajzën dhe nevojën për të siguruar të ardhura për familjen. Mbështetja e marrë i dha mundësinë të ndiqte kurse dhe të zgjeronte biznesin e saj.

“Familja ime ende ka nevojë për mua, por tani ndërtoj edhe gjithçka për veten”, shprehet ajo në video.

Në mesazhin shoqërues, Delegacioni i BE-së në Shqipëri thekson se asnjë grua nuk duhet të jetojë me dhunën apo ta përballojë atë e vetme, duke nënvizuar rëndësinë e solidaritetit dhe mbështetjes për gratë që përpiqen të nisin një jetë të re.

Fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” nis më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe vijon deri më 10 dhjetor, Ditën e të Drejtave të Njeriut.

Marrë nga ATSH

Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, ambasadorja e BE-së: Asnjë grua nuk duhet ta përballojë e vetme dhunën

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, përcolli një mesazh në nisje të fushatës “16 Ditët e…

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia