Një komb, një zemër – Kosova dhe Shqipëria me aktivitetet të përbashkëta për festat e Nëntorit

Kosova dhe Shqipëria bashkohen në festat e Nëntorit me një program të përbashkët kulturor deri më 6 dhjetor.


Kosova dhe Shqipëria bashkohen në festat e Nëntorit me një program të përbashkët kulturor deri më 6 dhjetor.

Koncerte, ekspozita, shfaqje teatrore dhe filma do të sjellin në vëmendje trashëgiminë historike, krijimtarinë artistike dhe lidhjet kombëtare mes dy vendeve.

Programi i Javës Kombëtare 2026, pjesë e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, është prezantuar nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit i Shqipërisë, Blendi Gonxhja.

Aktivitetet shtrihen në Tiranë, Prishtinë, Vlorë, Berat, Korçë, Krujë, Lezhë dhe Tropojë, ndërsa disa veprimtari përfshijnë edhe Pogradecin e Manastirin.

Në qendër të kalendarit janë festat e 28 dhe 29 Nëntorit, përkujtimi i figurave historike, promovimi i letërsisë dhe prezantimi i krijimtarisë bashkëkohore.

Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë është hapur ekspozita “Kosova e Kadaresë”, e cila do të qëndrojë e hapur deri më 6 dhjetor. Ajo përfshin dorëshkrime, artikuj dhe letra nga arkivi personal i Ismail Kadaresë, kushtuar Kosovës gjatë afro 6 dekadave.

Ndërkohë, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” ka organizuar ekspozitën “Firmëtarët e Pavarësisë mes lavdisë dhe përndjekjes”, kushtuar delegatëve të vitit 1912 që u përndoqën më vonë nga regjimi komunist.

Festimet muzikore përfshijnë koncertin “Tradita që na bashkon”, më 27 nëntor në Sheshin Skënderbej, si dhe programin “Për ty, Atdhe”, që do të interpretohet nga Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve më 28 nëntor në Tiranë dhe më 29 nëntor në Vlorë.

Pjesë e festimeve do të jenë edhe artistët nga Kosova. Më 30 nëntor, Kuarteti Harkor i Filarmonisë së Kosovës do të interpretojë në Tiranë koncertin “Quartet in Colors”, ndërsa më 3 dhe 4 dhjetor do të zhvillohet festivali “Netët e Muzikës Shqiptare”.

Kinematografia shqiptare do të prezantohet përmes filmave “Kur pranvera vonohet”, “Rojet e mjegullës” dhe “Kukumi”, si dhe dokumentarit “Shtëpia e Kombit”.

Programi përfshin gjithashtu ekspozita etnografike, aktivitete për fëmijët dhe të rinjtë, si dhe nisma për promovimin e traditave shqiptare.

Sipas Gonxhes, Java Kombëtare synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duke krijuar hapësira të përbashkëta për shkëmbimin e përvojave dhe krijimtarisë artistike.

Burimi ATSH

Një komb, një zemër – Kosova dhe Shqipëria me aktivitetet të përbashkëta për festat e Nëntorit

Kosova dhe Shqipëria bashkohen në festat e Nëntorit me një program të përbashkët kulturor deri më 6 dhjetor.

Global 360

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Mbretëria renditet e para mes 194 vendeve dhe territoreve të vlerësuara nga OKB-ja për shërbimet qeveritare online dhe ngjitet në…

Diplovista

Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, një pakicë po i vë flakën vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, pavarësisht…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Liria e besimit nuk mbrohet vetë

Nga kujtesa e Hafiz Sabri Koçit te përgjegjësia për të ndërtuar institucione

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Një komb, një zemër – Kosova dhe Shqipëria me aktivitetet të përbashkëta për festat e Nëntorit

Kosova dhe Shqipëria bashkohen në festat e Nëntorit me një program të përbashkët kulturor deri më 6 dhjetor.